LAJMI I FUNDIT:

“Sanday Times”: Trump i gatshëm të godasë Korenë e Veriut

“Sanday Times”: Trump i gatshëm të godasë Korenë e Veriut

Donald Trump është gati të godasë komplekset bërthamore të Koresë së Veriut, shkruan “Sunday Times”, duke cituar për këtë pohim këshilltarë të ngushtë ushtarakë të presidentit amerikan.

Të njëjtat burime këmbëngulin se Amerika e ka fuqinë të neutralizojë programin atomik të vendit komunist, e mund të ndërmarrë edhe ndonjë sulm paraprak.


Testi i fundit raketor i Phenianit, i kryer një ditë pas demonstrimit masiv të fuqisë së saj me një paradë ushtarake, dështoi sipas zyrtarëve amerikanë dhe atyre koreano-jugorë.

Nga Ministria e Mbrojtjes në Seul mbërrin njoftimi se prova është kryer në Sinpo, një qytet port në lindje të Koresë së Veriut, i njëjti vend ku u testua një raketë balistike më herët gjatë këtij muaji, e cila ra në detin e Japonisë.

Amerikanët dhe koreano-jugorët po përpiqen të përcaktojnë se çfarë lloj rakete ishte ajo e përdorur të dielën, ndërsa raportet e para lënë të kuptohet se ishte me rreze të mesme veprimi.

Njeriu i konsideruar si numri dy në Korenë e Veriut, Choe Ryong-hae, paralajmëroi të shtunën se Shtetet e Bashkuara po krijojnë një “situatë konflikti” dhe se vendi do “t’i përgjigjet një lufteje totale me të njëjtën monedhë”.

Pas fjalimit të tij, në kryeqytetin komunist nisi parada ushtarake, gjatë së cilës u prezantuan raketa ndërkontinentale balistike dhe një nëndetëse e mbushur me të tilla.

Festa e “Ditës së Diellit” i kushtohet themeluesit të shtetit Kim Il-sung, i nderuar si “presidenti i përjetshëm”. Një kult individi është ngritur edhe për djalin e tij, Kim Jong-il, dhe nipin, njëkohësisht pushtetmbajtës i tanishëm, Kim Jong-un.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori