LAJMI I FUNDIT:

Meshat e Pashkëve, mesazhe edhe politikës (Video)

Meshat e Pashkëve, mesazhe edhe politikës (Video)

Përveç lajmit se Krishti u ngjall, nga Katedralja e Shën Palit, ku u kremtua mesha e Ringjalljes së Krishtit për besimtarët katolikë, arkipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot George Frendo kishte një mesazh edhe për politikanët.

“Kjo është fjala që dëshiroj t’iu komunikoj të gjithë politikanëve sot. Rruga për zgjidhjen e krizës së tanishme qëndron vetëm përmes dialogut. Në veçoritë e dialogut, gjatë të cilit të dyja palët lipset jo vetëm të flasin, por edhe të dëgjojnë me ndërgjegjësi e pjekuri të plotë për të finalizuar të mirën e kombit, më shumë sesa të mirën e partive. Është dialog, jo monolog”, tha imzot George Frendo.


Imzot Frendo tha se në këtë vit zgjedhjesh besimtarët duhet të jenë lajmëtarët e paqes. Mesha është zhvilluar nën masa të larta sigurie, nën ruajtjen e forcave të shumta policore jashtë Katedrales së Shën Palit.

Krishti u ngjall për më shumë shpresë edhe për besimtarët ortodoksë. Mesha e mesnatës u kremtua në Katedralen ortodokse “Ringallja e Krishtit” nga fortlumturia e tij, kryepeshkopi Anastas, i cili uroi besimtarët e mbedhur para katedrales. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori