LAJMI I FUNDIT:

Video e vrasësit të ish-drejtorit të Policisë, mbi 40 telefonata në 24 orë (Video)

Video e vrasësit të ish-drejtorit të Policisë, mbi 40 telefonata në 24 orë (Video)

Më pak se 24 orë pas publikimit nga policia të videos së atentatorit të dyshuar të ish-Drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, më tepër se 40 telefonata kanë mbërritur në Sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Lajmi konfirmohet nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.


Sipas tyre telefonuesit janë persona të ndryshëm që pretendojnë se njihnin apo se kishin parë drejtimin e lëvizjes së të dyshuarit, përpara apo pas atentatit ndaj Cukut.

Të gjitha këto telefonata janë duke u verifikuar nga grupi i hetuesve që po punojnë për zbardhjen e atentatit, ku mbeti i vrarë 42 – vjeçari Cuku, ish- drejtues i policisë në disa qarqe dhe rrethe të vendit deri para vitit 2013.

Një ditë më parë, publikoi një video në të cilën shfaqej një person me veshje sportive dhe me kapele, që lëvizte me vrap. Pamjet e të dyshuarit janë regjistruar në zonën pranë vendit ku banonte Cuku, dhe dyshohet se i përkasin kohës pas realizimit të atentatit. Nëpërmjet videos policia kërkonte ndihmë për identifikimin e të dyshuarve, ndërsa vinte edhe një numër telefoni në dispozicion.

Për zbulimin e autorëve të vrasjes, policia e Tiranës ka angazhuar një grup hetuesish të cilët po punojnë në disa pista për zbardhjen e ngjarjes.

Po ashtu një shpërblim prej 3 milionë lekësh është vënë nga policia në dispozicion të personave që kanë dijeni mbi autorët e mundshëm të vrasjes.

Cuku u qëllua mbrëmjen e të shtunës së kaluar me 8 prill, ndërsa po hynte në shtëpinë e tij në rrugën e Kosovarëve në kryeqytet.

Një person qëlloi ndaj tij me dy armë të ndryshme duke i shkaktuar 4 plagë. /opinion.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori