Para se të merrte rolin kryesor në politikën amerikane, Donald Trump ishte një miliarder “i thjeshtë” të cili i pëlqente të bënte jetë luksoze dhe të jetë i rrethuar nga gjësende të ndryshme shumë të shtrenjta.
Më poshtë ju sjellim detaje nga vilat e tij luksoze, veturat, fushat e golfit, aeroplani e helikopteri privat e deri te kulla Trump, transmeton Telegrafi.
“Penthouse” në New York
Apartamenti luksoz i shtrirë në tre kate njihet si apartamenti në katin e 68-të, edhe pse Kulla Trump në të cilën gjendet i ka vetëm 58 kate. Ajo gjendet në zemër të Manhattan-it, dhe pikërisht është vendi që Donald, Melania dhe i biri i tyre Baron e quajnë shtëpi të tyre. Ajo është e mbuluar në granit, diamante dhe piktura të shtrenjta, por nuk mungojnë as abazhurët e kristaltë, kurse shumë prej gjësendeve tjera brenda saj janë të lara në flori.
Rolls Royce Phantom
Vetura e parë Rolls Royce e Trumpit, ishte Silver Cloud prodhim i vitit 1956, që konsiderohet si njëra nga veturat më të vjetëra në koleksionin e tij të pasur. Por modeli Phantom që kushton plot 470.650 mijë dollarë, konsiderohet më luksozi. Shpesh është quajtur si “vetura më e bukur në botë”, e cila prodhohet me kërkesa të veçanta, dhe këtë fakt e ka shfrytëzuar Trumpi – i cili natyrisht e ka larë në flori. Por për fat të keq që nga ardhja në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, ai është detyruar ta zëvendësoi me veturën zyrtare Cadillac e cila është e blinduar ,dhe brenda saj gjendet një shofer i specializuar për vozitjen e presidentit që është pjesë e Shërbimit Sekret.
Golfi
Botërisht dihet se Trump është adhurues i flaktë i sportit të golfit, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon edhe fakti se që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë, ai kohën e lirë e kalon duke luajtur golf. Ai jo vetëm që e donë këtë sport, por edhe posedon 17 fusha private që në total kapin vlerën e 282 milionë eurove. Përveç fushave brenda SHBA-ve, ai posedon një në Skoci ku edhe ka lindur ky sport, dy në Dublin dhe një në Irlandë. Nuk duhet dyshuar në koleksionin e tij të pasur të shkopinjve të golfit që gjithashtu janë të larë në flori, transmeton Telegrafi.
Kulla Trump
Kullat e Trumpit kishte filluar të ndërtohet në Chicago në vitin 2005, kurse punimet kanë përfunduar në vitin 2009. Vlera e ndërtimit të saj kap shifrën prej 797 milionë euro. Kjo ndërtesë është e lartë plot 415 metra dhe i ka 98 kate. Pas kullës Sears, e cila gjithashtu është e ndërtuar në Chicago, kjo konsiderohet të jetë kulla më e lartë në SHBA. Brenda saj ka një hapësirë të madhe prej 242 mijë metra katrorë, ku janë të instaluar 27 ashensorë. Hapësira e saj shfrytëzohet për qëllime të ndryshme, kështu brenda gjenden dyqane, restorante, bare, garazhe, zyra, pishinat e mbyllura dhe hoteli luksoz me 339 dhoma.
Boing 757
Aeroplani presidencial ndryshe i njohur si “Air Force One”, duket shumë i vogël në krahasim me aeroplanin privat që e posedon Trumpi. Fjala është për aeroplanin e tipit Boeing 757-200, të cilin Trump e kishte blerë në vitin 2011. Brenda tij mund të akomodohen 43 pasagjerë, ndërsa rripat e sigurisë janë të punuar nga ari i pastër prej 24 karatë. Ai kushton 32.9 milionë euro.
Vila luksoze Mar-a-Lago
E ndërtuar në vitin 1920, kjo vilë luksoze zë një hapësirë të madhe në Palm Beach të Floridas. Brenda saj mund t’i gjeni 53 dhoma gjumi dhe 13 tualete. Për shkak të problemeve financiare që i kishte pasur në fillim të viteve të 90-ta, ai kishte vendosur ta shndërroi në një klub privat ku sot pothuajse të gjitha fytyrat eminente të Amerikës e kalojnë kohën e lirë.
Helikopter Sikorski S-76
Duket se atij nuk i ka bërë edhe aq shumë përshtypje Rolls Royce dhe Boeing, pasi në pronësi ka edhe një helikopter luksoz. Nuk bëhet fjalë për një helikopter të thjeshtë, pasi që vlera e tij kalon shumën prej 6.5 milionë euro. Përveç kësaj, ai ka shpenzuar shuma tjera të majme për rregullimin e pjesës së brendshme në stilin klasik ashtu siq Trump ka dëshirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë – pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Kryediplomati turk thotë se vendi i tij mund të pranojë disa palestinezë të liruar nga Izraeli
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos