LAJMI I FUNDIT:

Kremtohet e Premtja e Zezë

Kremtohet e Premtja e Zezë

Besimtarë ortodoksë të qytetit të Korçës kanë kremtuar të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Gjatë pasdites, nga Mitropolia e Shenjtë është organizuar riti i kalimit nën epitaf dhe varrimi i Krishtit, pjesë e të cilës janë bërë qindra qytetarë të Korçës, por edhe mjaft vizitorë të ardhur nga qytete të tjera të vendit.

Me një marshim të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në dy bulevardet kryesore të qytetit.


Në sheshin para katedrales ‘’Ngjallja e Krishtit’’ janë bashkuar epitafet e dhjetë kishave, të cilët më pas, të shoqëruar nga besimtarë, kanë përshkuar bulevardin ‘’Shën Gjergji’’, për të ndaluar në hyrje të parkut Rinia.

Procesionin e ka udhëhequr mitropoliti i Korçës, imzot Johani, ndërsa banda e qytetit ka ekzekutuar marshe funebre. E premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.

Kjo ditë është kremtuar edhe në Elbasan, nga qindra qytetarë. Besimtarët e krishterë kanë përshkuar në këmbë rrugën nga sheshi para Kishës së Shën Kollit, në Unazën Jugore të qytetit, deri në rrethrrotullimin  pranë bashkisë, për të ndaluar edhe një herë tjetër tek sheshi para Kishës.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori