LAJMI I FUNDIT:

Renault Kadjar me motor të ri benzinë TCe 165

Renault Kadjar me motor të ri benzinë TCe 165

Ofertës së motorëve me benzinë të Renault te modelet crossover Kadjar vjen TCe i fuqishëm.

Ky është njëkohësisht agregati më i fuqishëm në konfigurim, i cili do të jetë i rezervuar për nivelin më të lartë të pajisjes.


Ky turbo-benzinë me 1,6 litra ka 163 kuaj fuqi me 5.200 rrotullime për minutë.

Kadjar me këtë motor deri në 100 km/h arrin për 9,2 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 205 km/h. Vetura shpenzon njëherësh mesatarisht 6,2 litra dhe përmbush normën Euro 6 të gazrave të emetuara, duke emituar vetëm 139g CO2 për kilometër, transmeton KosovaPress.

Vetura ka ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive.

Ndryshe, TCe 165 deri tash ka qenë i rezervuar për modelet luksoze Espace.