LAJMI I FUNDIT:

U mundua ta imitojë Rocky Balboan, por e pësoi keq (Foto/Video)

U mundua ta imitojë Rocky Balboan, por e pësoi keq (Foto/Video)

Ky është një moment tejet interesant i një polici i cili mundohet ta rikrijojë skenën e filmit legjendar Rocky, por që e pëson keq në momentin kur përplaset më fytyrë për tokë.

Policia nga Birminghami i Anglisë, duket se nuk arriti të mbajë tempon e Rocky Balboas derisa po ngjitej shkallëve, dhe në një moment pengohet dhe rrëzohet me fytyrë për tokë, transmeton Telegrafi.


Polici angleze me krenari po ngjitej shkallëve pranë muzeut të artit në Philadelphia, vend ky ku është gjiruar skena e famshme e filmit që rrëmbeu çmimin Oskar.

Por për fat të keq polici i paidentifikuar, pengohet në shkallën e 72-të e cila i kushtoi me lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/