Ahmet Maerati, katër fëmijët e të cilit janë prekur nga sulmi kimik i regjimit të Bashar al Asadit në rajonin Han Shejhun, duke u shprehur se gjatë masakrës kanë përjetuar një dëshpërim të madh, tha se ata ishin dëshmitarë edhe të bombardimit të spitalit ku i kishte dërguar fëmijët e tij.
Anëtarët e familjes Maerati të cilët kanë ikur nga rajoni Han Shejhun të qytetit Idlib, ku regjimi i Asadit sulmoi me armë kimike, kanë folur për Anadolu Agency (AA), duke treguar përjetimet e tyre.
Përderisa babai Maerati dhe djali i tij i madh Abdulfettah iu përgjigjeshin pyetjeve, shihej se djalit i tij i vogël Abdullah ishte ende në gjendje të rëndë.
Nuk po mund të dalin nga ndikimi i ngjarjeve që kanë parë
Pas sulmit të 4 prillit në Han Shejhun trajtimi i parë i fëmijëve ishte bërë në një spital shumë të vogël, në një shkëmb të gdhendur dhe ende vërehej se fëmijët në trupat e tyre akoma mbanin veshjet e pacientëve.
Abdulfettah Maerati i cili fliste me vështirësi tha se Asadi ka marrë si shënjestër civilët e jo kundërshtarët e armatosur.
“Ne jemi civilë, unë kam 4 fëmijë, unë mundohem që të siguroj mbijetesën e tyre. Asadi na sulmoi për të na bërë presion që të dalim nga shtëpitë tona”, tha Maerati.
Duke theksuar se ende nuk po mund të dalin nga ndikimi i ngjarjeve që kanë parë, Abdülfettah tha: “Shkova në spital dhe u trajtova. Në spital kishte shumë persona të cilët ishin prekur nga gazi helmues. I hoqa teshat të cilat u mbuluan me substanca kimike dhe i vesha këto rroba”.
Kurse Abdullah Maerati, fëmija i vogël i kësaj familjeje, me sy të përgjakur dhe fytyrë të fryrë, i cili ende po e përjetonte shokun e sulmit, lëvizi dorën e tij duke bërë me shenjë se “nuk mund të flasë”, dhe nuk mundi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarit.
Djali i hallës së tij vdiq pas sulmit në spital
Babai Ahmet Maerati, duke vënë në dukje se ai dhe fëmijët e tij janë civilë tha se “Ne nuk jemi të armatosur”.
“Ne nuk po e mbështesnim as Asadin e as kundërshtarët. Fëmijët e mi nuk mendonin asgjë përveç asaj që të mundësonin mbijetesën e familjeve të tyre. Në vendin e sulmuar nuk kishte asnjë zonë ushtarake. Në qytetin tonë nuk ka asnjë terrorist. Në sulm si shënjestër janë marrë civilët. Nga të gjitha sulmet u lënduan civilët”, tha Maerati.
Duke theksuar se në momentin e sulmit ai ka qenë në shtëpinë e tij, 500 metra larg prej raketës e cila përbëhej nga armët kimike, kurse që fëmijët e tij punonin në një zonë të afërt me vendin ku ishte gjuajtur bomba, Maerati tha se kur fëmijët e tij u kthyen në shtëpi ata kishin rënë në tokë.
Ahmet Maerat, duke folur për përjetimet e tyre pas gjithë këtyre tregoi se: “I çuam ata menjëherë në spitalin në Han Shejhun, por aeroplanët më pas e sulmuan edhe spitalin. Në sulm djali i hallës ra dëshmor. Kam 6 djem dhe 4 vajza. Dy djemtë e mi janë duke u trajtuar në spital, nuk di si është gjendja e tyre”.
“Aeroplanët e regjimit dhe ato të Rusisë vazhdonin ta bombardonin qytetin pa u ndalur, ne nuk lëviznim. U larguam nga vendi, por as që e dimë se si arritëm të dalim. Gjithkush ishte nëpër rrugë, pleqtë por edhe zogjtë u larguan nga ai vend. U detyruam që të dalim nga shtëpitë tona me ato rroba të cilit i kishin të veshura. Nuk e kuptuam si dolëm, por donim vetëm të dilnim, donim që të largonim nga vendi sa më shpejtë. Nuk e dimë se kush ka mbetur në Han Shejhun. Nuk e dimë se a do të mund të kthehemi atje”, tha ai.
Regjimi i Asadit në orët e para të mëngjesit të 4 prillit, kishte sulmuar rajonin Han Shejhun të qytetit Idlib me armë kimike të përbërë nga gazi sarin.
Një numër i madh i banorëve ishin në gjumë në momentin e sulmit, në mesin e të cilëve kishte shumë fëmijë dhe gra, ndërsa 100 civilë humbën jetën, kurse më shumë se 500 të tjerë të prekur nga gazi sarin ishin dërguar në spitale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Tragjedia ajrore në Uashington, nxirren 40 trupa të pajetë nga lumi
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Izraeli pretendon se Irani po kontrabandon valixhe plot me para për Hezbollahun përmes aeroportit të Bejrutit
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?