LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Deputetëve të pozitës po iu bëhet presion të mos e nënshkruajnë mocionin e mosbesimit

Hoti: Deputetëve të pozitës po iu bëhet presion të mos e nënshkruajnë mocionin e mosbesimit

Udhëheqësit e partive politike janë duke iu bërë presion deputetëve të tyre për të mos përkrahur mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Republikës së Kosovës.

Deputeti i partisë Nisma për Kosovën, Enver Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se përkundër presionit që po iu bëhet, një pjesë e deputetëve të pozitës janë duke e përkrahur këtë iniciativë të Nismës.

“Deri më tani kemi një përkrahje të pjesshme nga deputetët e pozitës dhe jemi ende duke kontaktuar në mënyrë që ata të binden që ky mocion duhet të përkrahet”, ka thënë ai.


Hoti po ashtu u shpreh se po presin që të arrihen kushtet e nevojshme për ta dërguar këtë mocion në Kuvend për votim.

“Është në interesin e qytetarëve që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme. Deputetëve ju mbetet që të vlerësojnë”, tha ndër të tjera deputeti i Nismës.

Ndryshe, kërkesën për mocionin e mosbesimit e kanë përkrahur edhe deputetët e PDK-së, Shukri Buja, Nait Hasani dhe Shaip Muja si dhe deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori