Gazeta britanike “Daily Mail” është pajtuar të mërkurën që t’i paguajë zonjës së parë të SHBA-ve, Melanie Trump dëmshpërblim si dhe t’i kërkojë falje pasi publikoi një artikull me pretendime të rreme për karrierën e saj të mëhershme, duke thënë se kishte ofruar shërbime, që tejkalojnë kuadrin e manekines.
Shuma e dëmshpërblimit nuk është bërë e ditur, shkruajnë mediat e huaja.
Artikulli ishte publikuar në Daily Mail më 20 gusht 2016 me titullin “Fotografitë provokuese dhe pyetjet shqetësuese lidhur me të kaluarën e ruas së tij mund të prishin imazhin e Trumpit”.
Në deklaratën për tërheqjen e akuzave dhe kërkim-faljen, e cila do të publikohet në Daily Mail dhe në ueb sajtin e tyre thuhet:
“Gazeta ‘The Daily Mail’ dhe tabloidi ‘Mail Online/DailyMail.com’ kanë publikuar një artikull me 20 gusht të vitit 2016 rreth Melanie Trump, përmes së cilit e kanë vënë në pyetje natyrën e punës së saj si modele profesioniste dhe kanë ri-publikuar akuza se ajo ka ofruar shërbime përtej modelimit.
Artikulli ka përfshirë edhe deklaratat e znj. Trump ku i ka mohuar këto akuza dhe të Paulo Zampollit, i cili kishte qenë udhëheqës i agjencisë së modelimit, dhe që gjithashtu i kishte mohuar ato akuza. Gjithashtu artikulli ka theksuar se nuk kishte pasur ndonjë dëshmi për t’i dëshmuar ato akuza.
Në artikull është pohuar se Donald dhe Melanie Trump mund të jenë takuar tri vite më herët se ç’janë takuar në të vërtetë, duke e vlerësuar takimin e parë të tyre dhe të vërtet si “mashtrim”.
Ne e pranojmë se këto akuza rreth znj. Trump nuk janë të vërteta dhe i tërheqim ato. I kërkojmë falje znj. Trump për çfarëdo dëmi që i ka shkaktuar publikimi jonë.
Për t’i zgjidhur paditë e vendosura nga znj. Trump, ne kemi arritur marrëveshje për t’ia paguar asaj të gjitha dëmet”.
Ndryshe, bashkëshortja e kandidatit republikan për president, Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje ndaj gazetës dhe blogerit, Webster Griffin Tarpley, i cili ka thënë se ajo ka jetuar në frikë për publikimin e të kaluarës së saj të supozuar si një punëtore seksi.
Që të dy, si blogeri ashtu dhe ”Daily Mail” kanë fshirë më pas artikujt e tyre të publikuar muajin e kaluar dhe i kanë kërkuar falje Trump./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj