LAJMI I FUNDIT:

Ushtria irakiane: Shteti Islamik ka humbur tri të katërtat e territorit

Ushtria irakiane: Shteti Islamik ka humbur tri të katërtat e territorit

Organizata ekstremiste Shteti Islam ka humbur më shumë se tri të katërtat e territorit, të cilin nga vera 2014 e kishte në gjithë Irakun, njoftoi të martën Ushtria e Irakut.

Shteti Islam aktualisht kontrollon më pak se 30.000 kilometra katrorë të territorit në Irak, përkatësisht 6,8 për qind të territorit të këtij shteti, derisa në kulmin e kësaj organizate kjo përqindje ishte 40, tha zëdhënësi i ushtrisë irakiane Jahja Rasul.


Grupi ekstremist ka humbur territor edhe në Siri, ndërsa aktualisht në afërsi të Raka po lufton kundër forcave, të cilat kanë mbështetjen e SHBA-ve. Raka është, de fakto, qyteti kryesor i kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islam.

Iraku në janar ka shpallur pjesën lindore të Mosulit “plotësisht të çliruar” , ndërsa Rasul tha se forcat irakiane kanë marrë më shumë se gjysmën e pjesës perëndimore, e cila ka më së shumti banorë, transmeton KosovaPress.

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori