LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Thaçi tërhoqi Projektligjin për FSK-në për ta bërë temë diskutimi në Bruksel

Selimi: Thaçi tërhoqi Projektligjin për FSK-në për ta bërë temë diskutimi në Bruksel

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, gjatë seancës së Kuvendit kërkoi dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi, pasi sipas tij premtoi transferimin e FSK, por një premtim të tillë nuk e mbajti.

Ai tha se Kosova nuk ka ushtri pasi që Qeverisë së Kosovës i ka munguar vizioni dhe vullneti për një gjë të tillë.

“Nuk luhet me sigurinë dhe sovranitetin Republikës së Kosovës. Njëjtë bëri edhe kohë më parë kur ishte kryeministër që solli në Kuvend amendamentet kushtetuese për FSK-në. Mirëpo ato i solli me qëllim që të dështojnë dhe të krijojnë vende të rezervuara për Listën Serbe”, tha ai, raporton Telegrafi.


Selimi tha se presidenti Thaçi ka tërhequr projektligjin për FSK-në për t’i hapur rrugë kësaj teme në Bruksel.

“Thaçi po e rrezikon vendin, po ashtu ka vënë në rrezik edhe bashkëpunimin me aleatët strategjik siç është NATO dhe SHBA. Ushtria i duhet Kosovës, por edhe NATO-s. Sikur Kosova të kishte ushtrinë e saj do të ishte mirë për NATO-n sepse ajo do të merrte barrën vet”, u shpreh Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori