LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari 18 vjeçar fiton kampionatin e bilardos në New York (Foto)

Shqiptari 18 vjeçar fiton kampionatin e bilardos në New York (Foto)

Me shkathtësi dhe vetëpërmbajtje, djaloshi shqiptar Klenti Kaçi ka fituar kampionatin e bilardos “Aramith Maters” në New York.

Djaloshi i pashëm shqiptar këtë javë ka qenë në turneun e tretë të kampionatit të bilardos që po zhvillohet në SHBA dhe ka fituar çmimin e parë prej 12.000 dollarë.


“Por përveç çmimit të parë që ka fituar edhe parave, Kaçi është vlerësuar shumë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme të vetëpërmbajtjes dhe maturinë me të cilën ai ka luajtur, e cila është shumë e rrallë edhe tek lojtarët të cilët kanë shumë përvojë”, shkruan World Pool Series.

18 vjeçari është shprehur se ndihet me të vërtetë shumë i lumtur, pasi ka arritur të mund lojtarët më të mirë në botë dhe ka arritur të fitojë turneun më të madh të jetës së tij.

“Në grupin e parë kam luajtur me të vërtetë shumë mirë, nuk bëra asnjë gabim”, tha Kaçi. “Në grupin e dytë bëra disa gabime por në fund unë fitova, kështu që jam në rregull. Ndihem me të vërtetë mirë me veten time pasi arrita të fitoj turneun më të madh të jetës sime.”

Askush nuk do ta kishte menduar se një djalosh 18-vjeçar do të mund të arrinte që të fitonte kampionatin e bilardos në të cilin luanin disa prej talenteve më të mira në botë.

Kaçi u përball në finale me Carlo Biado , i cili luajti në gjysmëfinale kundër Darren Appleton, themeluesin e World Pool Series.

Aktualisht ai vazhdon studimet në një gjimnaz në Shqipëri dhe është bërë pretenduesi kryesor për të qenë ylli më i ri premtues në kategorinë e profesionistëve të bilardos.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori