LAJMI I FUNDIT:

Jeep e lanson modelin SUV më të shpejtë ndonjëherë (Foto)

Jeep e lanson modelin SUV më të shpejtë ndonjëherë (Foto)

Kompania Jeep ka bërë të ditur se më 2018, do ta lansojë modelin Grand Cherokee Trackhow që ka 707 kuajfuqi.

Makina që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.5 sekonda, ka shpejtësi maksimale prej 290 km/h, transmeton Telegrafi.


Në këtë formë, ky SUV është më i shpejti që është prodhuar ndonjëherë.

Fuqia në lëvizje, i vjen nga motori 6.2-litra V8, pesha e lehtë e konstruktit dhe aerodinamika e lartë.

Modelin Trackhow që është shumë efikas edhe në terrene të vështira mund ta shohim brenda këtyre ditëve në New York Auto Show. /Telegrafi/