Sot është 9 prilli, 18-vjetori i Betejës së Koshares, një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Beteja e Koshares është simbol i shpresës së madhe, çlirimit të Kosovës.
Thyerja e kufirit shqiptaro – shqiptar me 9 prill 1999 i dha përgjigje forcave ushtarake të Serbisë, se ato nuk ishin të pamposhtura. Ai aksion ishte sinjal edhe për botën, se populli shqiptar i Kosovës, po kërkonte të drejtën për të qenë i lirë në vendin e vet.
Beteja e Koshares dhe luftimet e atyre ditëve atje, kanë hyrë në pjesën më të lavdishme të historisë së Kosovës
Sot, 18 vjet pas, kujtohen dëshmorët e asaj vije të frontit, shumë prej tyre të rinj dhe ushtarakë të përgatitur të ardhur nga mërgimi. Ata u mblodhën në Brigadën 138 të drejtuar nga komandanti Agim Ramadani. Ajo brigadë kishte disa njësi të drejtuar nga eprorë të përgatitur.
Ndër ta, ishte Musa Gjakova, epror, komandant i Njësitit të Xhenios, komandant i stafit komandues, në kuadër të Brigadës 138 Agim Ramadani. Ai ishte oficer karriere, i cili kishte ardhur nga Sllovenia për t’iu bashkuar UÇK-së, që nga qershori i vitit 1998.
Në një rrëfim për Radio Kosovën, Musa Gjakova thotë se kishte hyrë në Kosovë bashkë me 24 eprorë ushtarakë, të cilit ishin përgatitur në vende tjera. Fillimisht me një angazhim në zonën Operative të Dukagjinit e pastaj në Koshare.
“Veprimtaria ime në Dukagjin ishte në fillim të organizimit të luftës në Zonën Operative të Dukagjinit ku komandant ishte Ramush Haradinaj. Unë isha komandant i Brigadës së II Myrtë Zeneli, zonën e përgjegjësisë e kisha në Dushkajë. Në ofensivën e shtatorit armiku arriti të shpërndajë njësitet, por Zona e Dukagjinit asnjëherë nuk u shua. Mbetëm UCK e pastaj filluam përsëri një riorganizim, ku rezistenca ishte e paparë, edhe pse kishim humbje. Dhe me atë rast unë kaloj kufirin në Vlahën me detyrë, me urdhër të Ramush Haradinjat, për organizimin dhe bartjen e armatimit për të cilin kishim shumë nevojë. E atje bashkohem me kolegë të mi rastësisht dhe aty fillon historia ime me Kosharen”, thotë Gjakova.
Në takimin me ushtarë në Koshare të cilët po bëheshin gati për një formacion më të madh ushtarak, për tu shndërruar më vonë në Brigadën 138, ai ishte befasuar, kur ishte marrë në pyetje nga Agim Ramadani për situatën në Kosovë.
“ Unë isha përqendruar më shumë rreth situatës. Në Qendrën Stërvitore në Papaj kishim filluar. Më pranoi mua Agim Ramadani, edhe pse njiheshim më herët. Një intervistë diku rreth 3 orë, për krejt situatën në Kosovë. E mua më bëri përshtypje se ajo bisedë ishte shumë zyrtare dhe ne ishim shokë dhe shpesh e ndërprisja duke I thënë ‘hej çfarë ke o djalë’. Por ai ishte epror, i cili dinte të konsumonte të dhëna dhe t’i orientonte në vendin e duhur. Atij i shërbente çdo informacion në planin për thyerjen e kufirit, edhe pse ishte shumë mirë i informuar”.
Ato ditë ishte një mobilizim intesiv, trajnimin, përgatitje, kompletim i njësiteve ushtarake, një strukturë e tërë që nevojitej për thyerje të kufirit. Musa Gjakova thotë se po vëzhgonin hapësirën brenda Kosovës 24 orë, për të marrë sa më shumë të dhëna për lëvizjet e armikut. Ai sot e kujton 9 prillin, ‘Ditën D’, siç e quan ai, me ndjenja të përziera.
“9 prilli ishte për ne një shqetësim, pak nervozë, pak krenari, përgjegjësi. Urdhri është kumtuar në mëngjes në datën 8 prill. Ushtarët nuk e kanë ditur deri atëherë. Ne eprorët nuk kishim fjetur fare. Ishte një krenari e përzier me shumë emocion, edhe pse kishim një plan të menduar mirë deri në një thellësi deri në 6 km brenda Kosovës, më tutje jo, do të shikonim sipas rrjedhës zhvillimeve. Pas alarmit, me rreshtimin që u bë aty, ishte një ndjenjë e pa përshkrueshme, sepse po bënim një hap në historinë tonë. Më bënte shumë të fortë vullneti i ushtarëve që kishin, disiplina e tyre, përgatitja e mirë e tyre. Dhe kjo u tregua ditën e parë, më 9 prill se ne korrëm sukses”.
Brigada 138 në krye me komandantin Agim Ramadani kishte arritur ta thyente kufirin me vetëm 136 ushtarë në njësi të veta. Njësiti i Xhenios i drejtuar nga komandanti Musa Gjakova ishte i përqendruar në zonën kufitare në drejtim të Batushës dhe kishte arritur të hyjë thellë brenda territorit të Kosovës.
Gjatë luftimeve të ashpra të atyre ditëve, forcat serbe po ndërmerrni ofensiva të mëdha për ta rimarrë Kosharen. Në ato luftime ishin vrarë e plagosur shumë pjesëtarë të UCK-së. Ndër të tjerë, Musa Gjakova sot kujton humbjen e ushtarit Driton Veliu, i cili bashkë me 6 ushtarë tjerë kishte hyrë në një fyt të ngushtë për ta tërhequr atë nga thellësia në Batushë, sepse ishte rrethuar nga forcat e armikut në disa anë.
“Dritoni nuk ishte pjesëtar i Njësiti tim. Ai ishte një djalë nga Polaci i Drenicës, ishte në policinë ushtarake. Më 9 prill njësiti im kishte depërtuar në thellësi, gati në Batushë dhe vlerësimi i qendrës, i komandës ishte se unë isha i rrethuar dhe nuk kisha komunikim me qendrën, për shkak të konfiguracionit të terrenit. Atje ishte organizuar një skuadër që të vinte dhe të më tërhiqte. Ajo duhej të depërtonte dy kordone të armikut. Kishte ardhur Dritoni bashkë me 6 ushtarë tjerë që të më tërhiqnin dhe të ktheheshim në qendër. Dhe i them që të kthehet me urdhër, siç ka ardhur… Por, ai më shikoi dhe më tha “Komandant a mund ta thej urdhrin…unë me ju mbes derisa nuk tërhiqem së bashku”. Më 9 prill, Dritoni vritet nga e njëjta predhë, unë plagosëm dhe ai ndërron jetë me një shikim…(mbushet në vaj)”.
Emocioni për Dritonin, e mbush në vaj dhe ia ndalë fjalën Musa Gjakovës edhe sot.
Ai kujton me dhembje humbjet që kishin pësuar më 11 prill, në një hakmarrje ofensive të forcave serbe.
“Ajo ditë e 11 prillit, ka qenë shumë e vështirë, ka pasur humbje të mëdha. Me plagosjen time, vritet Driton Veliu, Sylejman Shala, ndërsa në drejtimin kryesor kemi pasur humbje kah Rrasa e Koshares, ku edhe vritet. Të njëjtën ditë, më 11 prill, Agimi vritet unë plagosë,. Atë ditë ishte një angazhim i madh i forcës me qëllim që të kthehej kufiri dhe të mos vërehej se iu kishte rënë Kosharja”.
Ai thotë se ka pasur njësi edhe mercenarë rusë e forca elite të tyre, në përpjekje që më cdo kusht të rimerrnin pikën e Kosharës. Por, nuk ia kanë dalë, me gjithë humbjet e mëdha që kanë pësuar pjesëtarë të Brigadës 138 Agim Ramadani.
Ushtarë dhe eprorë të plagosur më 11 prill, ndër ta edhe Musa Gjakova, ishin tërhequr për trajtim në spitalin e Bajram Currit e më pas edhe në spitalin ushtarak në Tiranë. Edhe pse me kushte shumë të dobëta të trajtimit mjekësor, Musa Gjakova është mirënjohës gjithmonë për gatishmërinë e personelit mjekësor të Shqipërisë, që të trajtonin të plagosurit që dërgoheshin nga frontet e luftës.
Ai thotë se për rënien e Agim Ramadanit kishte mësuar pas ditës derisa po trajtohej në spitalin ushtarak të Tiranës.
“ Vinin ushtarët të më vizitojnë, shihja shqetësimin e tyre, por nuk dija gjë për vrasjen e Agimit. Të vritet një komandant brigade I profilit të Agimit, ai ishte edhe planifikues i planit të luftës. Me kalimin tim me helikopter për trajtim në spitalin ushtarak të Tiranës, ku kam parë një gjendje shumë të rëndë. Nuk kishim as qetësues e as medikamente tjera për trajtim. Tash m’thirret Bukoshi me fonde të veta, m’thirret Shaip Muja me fonde të veta, m’thirret shumëkushi, por ato ditë që i kemi përjetuar kanë qenë shumë të vështira, sepse ishim në gjendje shumë të rëndë, ato plagë veç ndihma e zotit dhe i duronim ashtu siç ishin. Të nesërmen hyn në dhomë një grua dhe më drejtohet mua me emër e mbiemër. Më tha se ishte gruaja e Agimit. Në atë moment e pyeta menjëherë se çfarë kishte ndodhur me Agimin. Më tha se Agimi është vrarë. Ajo na jepte kurajë dhe kishte qëndrim të cilin e admiroja, se si ajo e duronte atë humbje të madhe për të, por edhe për një njeri të madh të Kosovës”.
Ai thotë se humbja e Agim Ramadani ishte e madhe për Kosovën. Thotë se ai ka qenë një personalitet i kompletuar me një pasuri gjithnjë të frymës kombëtare.
“Agimi është një figurë polihidrike, që e kompletojnë personalitetin e tij, përgatitja ushtarake profesionale së pari, por edhe pasuria e tij kombëtare. A ka pasur aktivitet të gjatë në Zvicërr, ku i ka bërë bashkë atdhetarët, i ka organizuar, i ka bashkuar. Ka qenë figurë me iniciativa gjithnjë në frymën kombëtare”.
Musa Gjakova kujton edhe pak humor në takimet e para me Agimin, kur ata ishin bërë bashkë për të hyrë në Kosovë në qershor 1998, si një strukturë bërthamë e UÇK-së
“Me Agimin ne ishim njohur si emër edhe gjatë shkollimit, sepse kemi pasur pak kontakte, njësitet atëherë ishin të shpërndarë në gjithë Jugosllavinë. Por, mua më shumë me Agimin më lidh hyrja në Kosovë me grupin e eprorëve më 1998. Unë isha në njësitit e Rrustem Berishës, Agimi e kishte njësitin e vet, Tahiri e kishte të tijin, do të thotë ishim bërë gati me strukturën bërthamë, për të hyrë në Hoxhaj, një fshat kufitar në afërsi me Kosovën. Një detaj më më kujtohet gjithmonë. Unë kisha marrë një letër nga familja… dhe unë po bëja përpjekje për ta mbyllur një çantë me libra dhe një tjetër me armatim. Dhe Agimi si më shaka, po i thotë Rrustemit “Musa po mendon me hap një akademi në Kosovë…”.
Sot në Koshare do të mbahet një manifestim përkujtimor në kompleksin memorial, ku do të bëhen homazhe për të rënët.
Kompleksi memorial është në përfundim e sipër, ku po bëhen përgatitjet edhe për ngritjen e një Muzeu të vogël, që do të shërbejë për më shumë njohuri rreth luftës në Koshare. Aty do të kompletohen të dhënat në forma të ndryshme, për secilin dëshmor, për heroizmin dhe sakrificën e tyre, prej 9 prilli e deri në ditët e çlirimit. Për Kosharen ka ende shumë për t’u thënë… /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje