LAJMI I FUNDIT:

Analistët me prognoza të ndryshme për krizën në Maqedoni

Analistët me prognoza të ndryshme për krizën në Maqedoni

Si të zgjidhet kriza politike, me dhunë apo me page? Veljanoski a duhet me dhunë të largohet nga Kuvendi ose duhet durim për zgjidhje? Çfarë pasoja mund të kenë njëra dhe tjetra mënyrë? Këto janë dilemat të cilat ditëve të fundit po i mundojnë politikanët, ashpërson retorikën e gazetarëve dhe alanistëve. Grindjet, fjalët e rënda, ironia dhe cinizmi në Kuvend janë bartur edhe në faqet e gazetave dhe portaleve. Ndërsa analistët politikë kanë prognoza të ndryshme për situatën në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Veljanoskin duhet ta kapni për veshi dhe ta largoni nga karrigja e Kuvendit”, ka shkruar Ljubomir Fërçkoski në kolumnën e tij.


“Përderisa LSDM-ja po tenton të privatizojë Kuvendin, do të ngelen pa pupla”, shkruan Mirka Velinovska në kolumnën e saj për Kurir.

“Çdo thirrje për sulm mund të çojë në viktima serioze dhe vazhdim të krizës deri në shkatërrimin e plotë të shtetit”, shkruan Denko Malevski.

“Mesazhi është i qartë: Më largo nëse mundesh! Gjithë ata dokumentet partiake të OBRM-PDUKM-së janë me emra dramatik, të cilat paraqesin vetëm një gjë: Ose Gruevski në pushtet, ose luftë qytetare”, shkruan Goran Mihajllovski.

A do të ketë kthim revolucionar, kapitullim me marrëveshje ose zgejdhje të reja, janë disa nga dyshimet e analistëve. Por si asnjëherë më parë, askush nuk guxon të jep vlerësim se çfarë do të ndodhë saktë në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori