Tunë e Gjon Kqirës, të akuzuarve që dhanë para me fajde, paraburgimi u është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Lirimin nga paraburgimi, avokati Azem Vllasi dhe mbrojtësit tjerë e kërkuan për të gjithë të paraburgosurit e këtij procesi, ndërsa kjo gjë u kundërshtua nga prokurorja.
Në seancën e sotme të gjykimit, ku përveç Tunë e Gjon Kqirës të akuzuar janë edhe Kastriot, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza, Besfort Omaj, Zyrafete Hukolli, Ragip Fazlija, Ekrem Leci, Hil Katinari, Sejdë Kaqorraj e Zef Oroshi, nga prokurorja Merita Bina-Rugova ishin propozuar shtatë dëshmitarë.
Dëshmitari Nexhmedin Ahmetaj tha se për shërimin e motrës ia kishte marrë Gjekson Kqirës 300 euro, por nuk kishte paguar më shumë para edhe pse tregoi se borxhin e kishte vonuar.
“Pas 30 minutave mi ka pru paret – 300 euro. Unë ja kam vonu diku gjashtë muaj. Kur e kam thirr me ia kthy borxhin, desha t’ia jap edhe 50 euro më shumë si shpërblim, Gjeksoni nuk i pranoi duke thënë se ‘e di hallin si e ke pasë me motrën, nuk ka nevojë’”, tha dëshmitari Ahmetaj.
Prokurorja e ballafaqoi këtë dëshmitar me deklaratën e tij të dhënë në polici dhe me disa sms kërcënues, por ai sms-të nuk i pranoi si të vërtetë, duke thënë se ishin shaka që kishin ndodhur në mënyrë miqësore.
Dëshmitarja Fatmire Xhibo tha se e akuzuara Zyrafete Hukolli ia kishte ofruar 4000 euro me interes 300 euro në muaj.
“E akuzuara mi ka ofru 4000 euro dhe më ka thanë, sa i merr kredi bankës me interes t’i jap unë. Që në fillim më tha që paratë janë me interes-300 euro në muaj. Pasi pagova 3-4 muaj, një herë 700, 300 dhe 500, pastaj nuk kisha më. Pas disa muajsh mi ka kërkuar 10.000 euro por unë nuk i kisha”, tha Xhibo.
Ajo tregoi në gjykatë se nga kjo situatë e kishte nxjerrë Gjon Kqira që sipas dëshmitares kishte ardhur më 10 mijë euro pa interes.
Dëshmitarja Fitore Berisha tregoi se babai i saj ia kishte kërkuar Benson Kqirës 2500 deri në 3000 euro, ndërsa i akuzuari tha se ia kishte marrë makinën në emër të borxhit.
“Të gjitha veturat tona kanë qëndru ma shumë te Bensoni sesa tek ne, për shkak të kamatës”, shtoi dëshmitarja Berisha.
Dëshmuan edhe Ndrec Çollaku, Leonard Tushi dhe Kristë Prenaj nipi i të akuzuarve Marjan, Tunë e Gjon Kqiraj, ndërsa trupi gjykues nuk e lejoi dëshminë e Shaban Miftarit, dëshmia e të cilit u kundërshtua nga avokatët Azem Vlasi e Ramë Dreshaj.
Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë disa viteve të kaluara, të pandehurit Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza kanë vepruar si grup i organizuar kriminal më qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, duke kryer vepra të rënda penale.
Sipas aktakuzës, Tunë Kqira i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal.
Grupi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve dhe u ka dhënë para me fajde. Pastaj, duke përdorur kërcënimet e rënda, i kanë detyruar të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale ose të kryejnë ndonjë veprim tjetër në dëm të pasurisë së tyre. /Kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin