LAJMI I FUNDIT:

Probleme për pronën: Kanosin një grua, në shenjë hakmarrje iu kallet shtëpia

Probleme për pronën: Kanosin një grua, në shenjë hakmarrje iu kallet shtëpia

Rreth orës 10:35 minuta, Policia e Prizrenit ka pranuar një informatë, e cila bënte me dije se dy të dyshuar e kishin kanosur me armë zjarri një femër nga Lubizhda – në oborrin e saj.

Pas pranimit të informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e personave të dyshuar, me ç ‘rast ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 206 fishekë, tetë karikatorë dy çanta për mbajtjen e karikatorëve, pjesë shtesë të armës dhe pajisje për pastrimin e armës.


Më pas, dy të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar e më pas me urdhër të prokurorit të njëjtit ndalen nën masën e arrestit policor.

Ndërkaq, rreth orës 11:50 minuta, një i dyshuar tjetër nga familja e kanosur, në shenjë hakmarrje ndaj kanosësve dyshohet të ketë shkuar dhe t’ia ketë dhënë flakën një shtëpie banimi, pronë e të dyshuarve në të cilën janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Edhe në ketë rast një i dyshuar është arrestuar për zjarrvënie. Shkas për të gjitha këto probleme thuhet të jetë një kontest pronësor. /KP/