LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Luksemburgu thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Kosova dhe Luksemburgu thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Në vazhdën e vizitës në Luksemburg, ministri i Financave Avdullah Hoti, është takuar sot me drejtorin gjeneral të Odës Ekonomike të Luksemburgut, Carlo Thelen.

Gjatë këtij takimi, ministri Avdullah Hoti dhe drejtori gjeneral i Odës Ekonomike të Luksemburgut Carlo Thelen, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe për përgatitjet për Forumin e Investimeve Kosovë – Luksemburg.


Sipas një komunikate të Ministrisë së Financave, të dyja palët theksuan se Kosova dhe Luksemburgu duhet që të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik, duke ndikuar në rritjen e raporteve pozitive tregtare ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/