LAJMI I FUNDIT:

Gjevgjelia organizon referendum ‘për’ apo ‘kundër’ minierës në malin Kozhuf

Gjevgjelia organizon referendum ‘për’ apo ‘kundër’ minierës në malin Kozhuf

Referendumi në komunën e Gjevgjelisë të cilët qytetarët duhet të shprehen në pyetjen ‘Nëse jeni ‘për’ ose ‘kundër’ hapjes së minierës për pasuri natyrore në territorin e komunës së Gjevgjelisë’ e cila do të zbatohet më 23 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë datë e ka konfirmuar Komisioni Shtetëror Zgjedhor, kurse mbrëmë në seancën e jashtëzakonshme ishte pranuar njëzëri edhe nga anëtarët e Këshillit të komunës së Gjevgjelisë. Ata shprehën qëndrimin e tyre nga seanca paraprake se në malin Kozhuf nuk ekziston asnjë çfarë kushti për hapjen e minierës për ar dhe kërkuan që qytetarët e komunës të dalin masovikisht në referendumin dhe me votën e tyre ‘kundër’ të mbrojnë para se gjithash shëndetin e gjeneratave të ardhshme dhe bukuritë natyrore të Kozhufit, njofton AIM.

Listat e nevojshme dhe fletëvotimet do t’i përgatitë Komisioni komunal, kurse është marrë vesht të përpunohen edhe plaketa, broshura dhe billboarde. Kryetari i komunës Ivan Frangov dhe këshilltarët që sot do ta fillojnë fushatën për informimin e qytetarëve me qëllim që referendumi për shpëtimin e Gjevgjelisë të jetë i suksesshëm. /Telegrafi/