LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi rrëqethës i gruas që mbajti në bark fëmijën e vdekur, vetëm që të mos ia rrezikojë jetën vëllait të tij binjakë (Foto)

Rrëfimi rrëqethës i gruas që mbajti në bark fëmijën e vdekur, vetëm që të mos ia rrezikojë jetën vëllait të tij binjakë (Foto)

Emma Dutton dhe partneri i saj Mark Prince po qëndronin ulur në korridorin e spitalit, dhe nuk mund të besonin se sa fatlum ishin.

Pasi me çdo kusht mundoheshin të krijojnë familje pas shumë tentativave të dështuara, ata zbuluan se janë duke pritur të sjellin në jetë binjakë, transmeton Telegrafi.


Të gëzuar tej mase me lajmin, filluan të mendojnë për emrat e djemve, duke u munduar t’i gjejnë disa që do të ishin të ngjashëm, duke marrë parasysh faktin se bëhej fjalë për binjakë.

Megjithatë, gëzimi i këtij çifti nuk zgjati shumë – pasi e kuptuan përmes ultrazërit se diçka nuk është në rregull.

Pasi shikuan në ekran, mjekja ua kumtoi lajmin se njëri nga djemtë binjakë është duke vuajtur nga një sëmundje e rrallë që po i rrezikonte jetën.

Dy javë më vonë, në javën e 20-të të shtatzënisë, frika e tyre më e madhe doli të jetë e vërtetë, kur mjekët u thanë se njëri nga fëmijët në barkun e Emmas ka vdekur.

Këtë gjë e vërtetuan në ultrazë, kur edhe e panë se nuk kishte lëvizje të njërit fëmijë por as rrahje të zemrës.

Të prekur nga humbja e fëmijës, Emma filloi të frikësohej për shtatzëninë e saj duke menduar se mund të humb edhe fëmijën tjetër.

Por dëshira e madhe që të mbajë në duar fëmijën e gjallë, ajo vendosi ta mbajë tjetrin të vdekur në bark për më shumë se 15 javë që të mos ia rrezikojë jetën tjetrit.

Dhe më në fund në javën e 35-të të shtatzënisë, ajo dhe Marku sollën në jetën të birin e tyre Oliver përmes ndërhyrjes cezariane.

Për fat të mirë ai nuk kishte trashëguar sëmundjen e vëllait, dhe sot si 10 muajsh gëzon shëndet pranë prindërve të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori