“300 miliardë dollarë“ kushtonte një bukë: Disa fakte të çuditshme për kartëmonedhat!
Kartëmonedha e re 50-euro që ka dalë në treg do të jetë shumë e mbrojtur nga falsifikimet. Me kartëmonedhat lidhen histori të çuditshme nga madhësia sa një pullë poste deri tek shifra miliardëshe për një bukë.
Deri më tani kartëmonedha më e vogël në botë ka ardhur nga Rumania.
Në vitin 1917 Banka Kombëtare e Bukureshtit nxori në qarkullim një kartëmonedhë 10-bani – si valutë në nevojë.
Për shkak se gjatë Luftës së Parë Botërore lëndët e para për prodhimin e monedhave metalike ishin shumë të kufizuara, duhej që të përdoreshin kartëmonedha edhe për vlera të ulët të parave.
Kartëmonedha e atëhershme rumune me 27,5 herë 38 milimetër në ngjyrë kafe-të gjelbër kishte madhësinë e një pulle poste.
Ndërsa e papërshtatshme për kuletat ishte kartëmonedha më e madhe në botë, bankënota filipiniase 100.000 piso, e madhe sa një letër shtypi – DIN A4. Ajo u prodhua në vitin 1998, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Filipineve.
Valuta më me vlerë me të cilën mund të blije më shumë gjëra ka qenë dollari i Singaporit me një vlerë prej 6000 eurosh.
E futur në qarkullim në vitin 1973, ajo u nxor ngadalë nga qarkullimi në vitin 2004 për të penguar larjen e parave.
Nga Zimbabve vjen kartëmonedha me vlerën më të madhe shifrore – kartëmonedha 100 bilionë dollarë.
Si reagim i inflacionit galopant në vendin afrikan, ajo u vu në qarkullim për të vepruar kundër këtij fenomeni. Për një kohë të caktuar madje në Zimbabve një bukë kushtonte 300 miliardë dollarë zimbabvezë.
Kartëmonedha të forta
Prodhimi i kartëmonedhave i nënshtrohet prej kohësh teknologjisë më të lartë, jo vetëm për t’i mbrojtur ato nga fallsifikimet, përcjell DW.
Kartëmonedhat në euro nuk dëmtohen nga larja në lavatriçe me temperaturën 90 gradë, as zhubravitja e açetoni kundër manekyrit nuk përbën ndonjë problem për to. Para se të dalin në qarkullim ato duhet të kalojnë teste mjaft të vështira.
Por për shkak se përdoren më shpesh kartëmonedhat 5-euroshe kanë jetëgjatësi më të shkurtër, dhe pas 6 muajsh tërhiqen nga qarkullimi.
Ndërsa ato 200 – apo 500 euroshe jetojnë me vite, sepse shumicën e kohës e kalojnë në kasaforta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin
Djali 10-vjeçar ka probleme me detyrat e shtëpisë së matematikës - telefonon 911 për ndihmë në Wisconsin
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë
Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness
Kryeministri kanadez kërcen në koncertin e Swiftit - Truedau shihet duke u argëtuar në maksimum
A mund t'i gjeni gjashtë kafshët e fshehura në imazh?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj