Sot bëhen 18 vjet nga masakra e fshatit Rezallë i Skënderajit.
Banori i këtij fshati, Shaban Deliu, i cili e kishte humbur babanë në këtë masakër, e përshkroi për Klan Kosovën se si ka rrjedhur ngjarja në atë ditë të tmerrshme.
“Atë ditë ka qenë tmerr i madh, siç tregojnë bashkëfshatarët që janë gjallë, në orët e hershme të mëngjesit, e kanë rrethuar fshatin, i kanë tubuar gratë, pleqtë nëpër të gjitha lagjet”.
“Ata i kanë tubuar te lagjja Durguti, i kanë mbajtur tërë ditën, i kanë pyetur , rrahur, keqtrajtuar deri ne orën 17:00”, tha Deliu për Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova.
“Në orën 17:00 i kanë ndarë burrat dhe gratë. Gratë i kanë dërguar në drejtim të Likovcit, ndërsa burrat i kanë pushkatuar me gjakftohtësi.”
“Kanë shpëtuar vetëm tre vetë”.
Ndër viktimat e fshatit kishte qenë edhe babai i Deliut për vdekjen e të cilit ai thotë se e kishte kuptuar prej njërit të shpëtuar të asaj masakre.
“E kemi kuptuar se babai më është vrarë, nga njëri prej të shpëtuarve, që ka treguar se çka ka ndodhur. Ka qenë tmerr i madh për të gjithë fshatin”.
“Janë ekzekutuar 44 burra, djem, pleq të fshatit tonë”.
Janë 8 persona të humbur nga kjo masakër për të cilët Deliu thotë se nuk është bërë shumë nga institucionet e Kosovës që t’i gjejnë ata.
“Kjo është brenga më e madhe që 18 vjet. Kam qenë në Rodare, me delegacion të Kosovës, janë gjetur shumica e bashkëfshatarëve tonë, ndërsa ende tetë nuk janë gjetur, mes tyre edhe prindi im”.
“Duhet të jepet përgjegjësi, në mesin e tyre është edhe gjenerali Lubisha Dikoviq”.
“Është një dokument në gjuhën cirilike serbe ku pikërisht ushtria jugosllave e ka pranuar që i ka ekzekutuar, për shkak të një mosmarrëveshje me bashkëfshatarë”.
“Janë ekzekutuar fëmijët 12 vjeçarë, çfarë mosmarrëveshje mund të kenë pasur me një 12 vjeçar?”
Sa i përket ngjarjeve që do të zhvillohen sot, Deliu tha se kryesia e fshatit i ka ftuar për tubim por nuk e din nëse aty do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga vendi.
“Kryesia e fshatit na ka informuar për tubim, nuk e dimë se a do të vjen dikush nga lartë”.
“Kërkesa jonë si Rezallë është t’i gjejmë të gjithë të humburit e fshatit tonë dhe të Kosovës”.
“Udhëheqësit tanë duhet të bëjnë çmos që t’i gjejnë edhe të humburit e tjerë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mungojnë dy të akuzuar, dështon seanca për falsifikim të rezultateve të votimit

Mexhiti: Nuk ka kompromis me korrupsionin, hetimi mbi furnizimin me derivate të dëmshme do të shkoj deri në fund

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Për disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët