Bizneset e gëlqeres në zonën e Krujës sfidojnë shtetin. Megjithëse janë zhvilluar dhjetëra aksione për mbylljen e furrave, ato vazhdojnë aktivitetin në mënyrë ilegale.
Gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare” vëzhguan për disa muaj situatën në Krujë, ku folën me pronarë dhe punëtorë në këto biznese, të cilët thanë se kanë paguar ryshfet që të vijojnë punën.
Madje, një pronar tha se paguan 500 mijë lekë ryshfet çdo muaj në mënyrë që të vijojë të prodhojë gëlqere i qetë. Ndërkohë, mitëmarrësit janë inspektorë të Mjedisit dhe Pyjeve, si dhe punonjës policie.
Gazetarët e “Fiksit” shkuan fillimisht në Borizanë të Krujës, ku kamerat filmuan ndotjen mjedisore të shkaktuar nga djegia e gomave. Gazetarët biseduan me disa punëtorë të furrës së gëlqeres.
Fillimisht ata shprehën frikë të flisnin me të dërguarin e emisionit, pasi mendonin se ishin gazetarë apo inspektorë të Mjedisit. Gazetari i kërkoi të vlerë 200 kuintalë gëlqere.
Punëtorët folën me pronarin në telefon. Pronari u la takim gazetarëve poshtë gropës së gëlqeres. Në bisedë, ai tregoi se paguan inspektorët që ta lënë të punojë. Ai tha se paguan 500 mijë lekë në muaj, që punonjësit e tij të shkojnë “serbes” në punë.
“Na janë bërë havale, nuk po na lë rehat policia e rendit. Ata të mjedisit nga ana tjetër na hëngrën jetën. Për lejimin e punës paguaj në mënyrë të kundraligjshme 500 në muaj”, tha pronari.
Në bisedën me gazetarët e “Fiksit”, pronari shprehu shpresën që të punojë deri ditën e zgjedhjeve, sepse më pas, siç tha ai, nuk do ta lërë njeri.
Ndër të tjera ai pretendonte se me biznesin e tij nuk dëmton njeri, edhe po të djegë goma, pasi furra e gëlqeres ndodhet në mal. Në fund, ai bëri pazar për gëlqeren që kërkuan gazetarët dhe tha se 150 mijë lekë shkonte 200 kuintalë.
“Këtu përfshihet dhe pagesa për policët që do lënë kamionin të kalojë”, tha pronari.
Ndotje edhe në Krastë e Nikël
Pas Borizanës, gazetarët shkuan në Krastë, po në zonën e Krujës. Në një furrë gëlqereje, gazetarët takuan vëllain e pronarit, ku i kërkuan 10 tonë gëlqere.
Ai tha se kishte 3 ditë që kishte ndezur furrën, ku bën 280 kuintalë gëlqere. Gjithashtu, ai tregoi se ajo gropë gëlqereje në 3 vitet e fundit ishte shembur 6 herë.
Gazetarët shkuan edhe në Nikël, ku punëtorët treguan se paguhen 10 mijë lekë të vjetra në ditë, pa siguracione. Ata thanë se, furra rri ndezur 4-5 ditë për një prodhim; në të digjen inkelite, mbetje këpucësh, si edhe plastikë, por natën.
Sipas ligjit, ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.
Aksioni për furrat e gëlqeres
Në 18 mars të këtij viti, Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve organizoi një aksion në zonën e Krujës për mbylljen e 21 furrave të gëlqeres, pasi shkaktonin një ndotje të madhe në mjedis duke djegur gomat e automjeteve.
“Do të kemi tolerancë zero për të gjithë ata banorë që tentojnë të hapin këto subjekte në mënyrë të jashtëligjshme”, tha kreu i Inspektoriatit të Mjedisit.
Aksioni ishte vazhdim i politikave të Ministrisë së Mjedisit që nga vitit 2013, kur dhe erdhi në pushtet “Rilindja”. Një nga vendimet e para të kësaj ministrie ishte pezullimi i aktivitetit të 109 furrave të gëlqeres në Krujë.
Këto furra digjnin goma të përdorura, të cilat çlirojnë në ajër dy helme të rrezikshme, dioksinë dhe furanë. Ato kanë një rreze të gjerë veprimi, që mund të arrijë në 50 kilometër. Pra, ndotja nuk bëhet vetëm në Krujë, por edhe në Tiranë dhe zonat përreth. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze