LAJMI I FUNDIT:

Simbolet, pistat, arsyet: Analiza e sulmit që tronditi Shën Petërsburgun (Foto)

Simbolet, pistat, arsyet: Analiza e sulmit që tronditi Shën Petërsburgun (Foto)

Sulmi në metronë e Shën Petërsburgut vjen në një moment kur Moska është rikthyer në qendër të skakierës ndërkombëtare, për një seri të gjatë dosjesh: nga Siria në përplasjen me terrorizmin xhihadist. Shtoji dhe tensionet politike e pistat e brendshme, dhe kuadri që shfaqet është ai i një presioni shumë të lartë.

1. Simbolet e sulmit. Terrorizmi, i cilësdo ngjyrë qoftë, vepron sipas shanseve që shfaqen, sidomos kur gjen një dritare për veprim. Por përpiqet edhe të godasë në faza delikate dhe momente simbolike. Sulmi i Shën Petërsburgut mund të futet në këtë kornizë dramatike. Për momentin është e parakohshme të hidhen hipoteza, por mund të tregohen vetëm disa pika.


2. Tensionet politike. Sulmi ndodh në një moment me tension shumë të madh politik në Rusi, me incidente, kontestime, arrestime.

3. Prania e Putinit. Presidenti rus, Vladimir Putin ndodhej në qytet kur ndodhi sulmi, kështu që mund të jetë edhe një mesazh i drejtpërdrejtë për udhëheqësin rus.

4. Helmi i xhihadit. Prej kohësh, Rusia është në shënjestër të xhihadistëve, nga ISIS tek al Kaeda. Përplasjes historike i është shtuar helmi për ndërhyrjen e Moskës në krah të Assadit, prani që shtyu militantët që të premtonin hakmarrje. Afro një vit më parë, policia parandaloi një plan sulmi kundër Shën Petërsburgut dhe Moskës, organizuar nga një celulë militantësh. Nëse autoritetet nuk gënjejnë, shkatërrimi i Metrojet-it rus në Sinai i duhet veshur një pajisjeje shpërthyese të vendosur në avion. Veprim që më pas u mor përsipër nga ISIS, por mbi të cilin mbeten shumë gjëra të paqarta.

5. Foreign fighters. Janë afro 3 mijë (ndoshta edhe më shumë sipas burimeve të tjera) rusët që kanë shkuar të luftojnë në Siri-Irak, të paktën 250 prej tyre janë rikthyer në atdhe.

6. Terrorizmi i Daghestanit. Në javët e fundit ka patur një shtim të operacioneve terroriste në rajonin e Daghestanit, një sinjal i largët, por në të njëjtën kohë i afërt për potencialet e ekstremistëve.

7. Dega e Kaukazit. Për ekspertët, rrjeti ruso-çeçen i ISIS ka krijuar prej kohësh struktura që i lejojnë të veprojë edhe në EUropë: duhet kujtuar që masakra në aeroportin e Stambollit në korrik 2016, u organizua pikërisht nga ky “krah” i lëvizjes së udhëhequr nga Akhmad Chataev. Edhe sulmi i fundvitit, sërish në Stamboll, brenda një klubi nate u krye nga një element i krahut të Kaukazit. / Corriere della Sera – bota.al

Në trend Botë

Më shumë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg

Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg

Amerika
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Evropa
Kalo në kategori