Ky Golf 2 i ka 1.200 kuaj fuqi dhe është më i shpejtë se Bugatti Chiron (Foto/Video)
I ka mbi 1.200 kuaj fuqi dhe e gjithë kjo fuqi është e shpërndarë në të katër rrotat 4×4, kurse autori i Golf 2 pretendon se është më i shpejtë se vetura me e shtrenjtë në botë Bugatti Chiron.
Kjo deklaratë pompoze është e përcjellë me një video, në të cilën mund të shihen në garë më këtë Golf veturat më të shpejta sportive.
Nuk ka dyshim që vetura Golf 2 është treguar tejet e fuqishme dhe ekonomike, por kurrë nuk e kemi ditur se ajo mund të shndërrohet në një “bishë” që mund të provojë 1.200 kuaj fuqi.
Falë motorit tjetër të fuqishëm, shpejtësia maksimale e kësaj veture është 350 kilometra në orë. Por ajo çfarë e bën më unik këtë Golf, është fakti që për 2.53 sekonda kap shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë, kurse për 3.16 arrin në 200 kilometra në orë.
Në shikim të parë kjo veturë nuk duket edhe aq e rrezikshme në pistë, por këtij Golfi i nevojiten vetëm 8.69 sekonda që të kap shpejtësinë prej 273 kilometra në orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVersioni i Mansory i Rolls-Royce Phantom nuk është për shijen e të gjithëve
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Renault ul çmimet
Audi rifreskon modelin A4 Allroad Quattro
Jeep Renegade vjen me ndryshime teknologjike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe