LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë të vdekur dhe rreth 50 të lënduar nga shpërthimi në Shën Petersburg (Foto/Video,+18)

Dhjetë të vdekur dhe rreth 50 të lënduar nga shpërthimi në Shën Petersburg (Foto/Video,+18)

Nga një shpërthim që ka ndodhur në Shën Petersburg të Rusisë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë mbetur të vdekur rreth 10 persona.

Por këto nuk janë pasojat e vetme të shpërthimit të ndodhur në një tren në metronë e këtij qyteti.

Sipas medieve të huaja, edhe mbi 50 persona të tjerë kanë pësuar lëndime nga shpërthimi.


Ndërkohë, autoritetet ruse kanë thënë se të gjitha shkaqet e mundshme për shpërthimin në metronë e Shën Petersburgut janë duke u konsideruar të mundshme, duke përfshirë edhe ato të lidhura me terrorizmin. /Telegrafi/

https://twitter.com/DefendEvropa/status/848872392629866497

https://twitter.com/EUVoteLeave23rd/status/848878611293720576