LAJMI I FUNDIT:

OSBE në Serbi “harron” se Kosova është e pavarur!

OSBE në Serbi “harron” se Kosova është e pavarur!

Misioni i OSBE-së në Serbi e ka konsideruar Kosovën ende si pjesë të Serbisë. Kjo është parë në dokumentin zyrtar të kësaj organizate në Serbi në zgjedhjet e ditës së djeshme presidenciale, ku Kosovës i referohet si “Kosova dhe Metohia”.

Madje, në këtë dokument është përdorur edhe gjuhë raciste si “Cigan Mahalla”.


OSBE ka qenë përgjegjëse për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë të mbajtura më 2 prill 2017, të cilat megjithatë kanë kaluar pa ndonjë incident. /Zeri/