LAJMI I FUNDIT:

Merkel ka një porosi për refugjatët në Gjermani

Merkel ka një porosi për refugjatët në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se refugjatët në Gjermani, duhet të respektojnë tolerancën, transparencën dhe lirinë e fesë që bart ky shtet.

Këto deklarime ajo i bëri derisa planifikon të kërkojë një mandat të katërt si kancelare për zgjedhjet e shtatorit të këtij viti.

Derisa Merkel po deklaronte se refugjatët janë të mirëseardhur, anëtarët e tjerë të lartë të partisë së saj kanë kërkuar që ajo të ndalojë financimin e huaj të xhamive.


Merkel është vënë në një situatë të vështirë kohëve të fundit, pasi për dy vjet ajo lejoi që më shumë se dy milion refugjatë të jenë pjesë e shtetit të Gjermanisë.

Megjithatë e intervistuar në vitin 2015 nga një gazetar sirian i cili kishte migruar në Gjermani, Angela Merkel kishte thënë se i pret refugjatët por që ata të qëndrojnë dhe t’i përmbahen ligjeve të këtij shteti bavarez, përcjellë Klan Kosova.