LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen zjarr në pyjet e Kriva Pallankës

Shpërthen zjarr në pyjet e Kriva Pallankës

Zjarrfikësit në Kriva Pallankë gati tre orë kanë kaluar duke shuar zjarrin në zonën e fshatit Berocë, i cili kaploi hapësirë prej tre hektarë pyje të përziera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Njoftimi për zjarrin në Njësinë territoriale kundër zjarrit (NJTKZ) në Kriva Pallankë është pranuar në orën 13?05 nga ana e policit kujdestar në Stacionin Policorë në Kriva Pallankë. Janë djegur 3,5 hektarë hapësirë e ndryshme, duke përfshirë edhe livadhe. Zjarri është lokalizuar totalisht në orën 16:30”, informoi Ile Kocevski, komandant nga NJTKZ në Kriva Pallankë.


Ai tha se në këtë zjarr është intervenuar me dy makina dhe gjashtë zjarrfikës, në koordinim me ndërmarrjen “Pyjet e Maqedonisë”./Telegrafi/