LAJMI I FUNDIT:

Kalaja e Petrelës, vend historik pranë Tiranës

Kalaja e Petrelës, vend historik pranë Tiranës

​Kalaja e Petrelës ndodhet në një kodër shkëmbore në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit, me shpate të thepisura, të cilat e kanë bërë atë shumë të mbrojtur.

Që nga lashtësia, kjo kala kontrollonte kryqëzimin e rrugëve me rëndësi ekonomike dhe ushtarake të cilat kalonin pranë saj, siç është rruga Egnatia (dega Durrës-Tiranë- Elbasan), e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.

Ndërtimet i përkasin periudhave të ndryshme, të cilat duke u nisur nga teknika e ndërtimit dhe mbivendosja ndahen në disa faza.


Kjo kala ka formë trekëndore dhe perimetri i saj nuk i kalon 100 metra.

Në dy qoshe ka kulla rrethore, ndërsa në të tretën, për arsye të shkëmbit të thepisur, nuk është ndërtuar kullë.kala1

Kalaja e Petrelës ka kaluar nëpërmjet disa periudhash ndërtimi e rrënimi.

Mendohet se është ndërtuar në periudhën e vonë antike (shekulli III-IV pas Krishtit) dhe është rindërtuar sërish gjatë sundimit të Perandorit Bizantin Justiniani I (527 – 565).

Ajo mori një rëndësi të veçantë në shek. XI, në luftimet ndërmjet normanëve dhe bizantinëve.

Në fillim të shek. XIV i përkiste familjes feudale të Topiajve që në atë kohë ishin zotërues të territorit midis lumit Mat e Shkumbin.

Në shekullin e XV, Petrela ishte Kështjella e parë pas Krujës, e cila u rrethua dhe u çlirua nga Skënderbeu.

Kalaja e Petrelës ishte një nga qendrat që u bënë ballë pushtimit osman, deri në vitet e fundit të jetës së Skënderbeut.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori