LAJMI I FUNDIT:

Babai i njërit prej të arrestuarve në Itali: Djali im s’ka planifikuar kurrfarë sulmi

Babai i njërit prej të arrestuarve në Itali: Djali im s’ka planifikuar kurrfarë sulmi

Bedri Babaj, nga Llausha e Skenderaj, babai i Arian Babaj, njërit nga katër personat e arrestuar në Itali nën dyshimet se kanë planifikuar sulme terroriste, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm dhe se akuzat kundër tij e shokëve të tij janë krejtësisht të pabaza.

Bedri Babaj ka dhënë një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës ku ka treguar se si e mori vesh që i është arrestuar djali.


“Unë kam biseduar me Arianin dje vonë pas darke, madje nusja e tij tha se ka shkruar me të deri vonë, pasi është kthyer nga puna, sepse ai punon në një lokal në Venecia. Kështu që ai ka qenë në rutinën e punës. Ai ka 10 vjet që është në Itali”, ka thënë ai në Info Magazine.

“Sa i përket këtyre gjërave që përfliten në ndonjë sulm a diçka e tillë as mendja nuk më ka shkuar. Sa i përket besimit ai e ka praktiku besimin islam. Me këta shokë që ka qenë i ka bashkuar xhamia, pasi ata kanë shkuar të falen bashkë. Ndoshta janë përcjellur për faktin që shkojnë në xhami bashkë e falen bashkë”.

“Unë kam marrë vesh nga një zyrtar i policisë për djalin. Kam kontaktuar tre katër herë, por nuk mund të komunikoja pasi italisht nuk di. Me djalin tim ende nuk kam folur, policia nuk më ka dhënë sqarime tjera”.

“Sa i përket asaj që paskan planifikuar një sulm, ajo punë nuk do të dalë kurrë. Djali im është që 10 vjet atje, ka kontribuar atje, dhe nuk ka pasur dosje në polici e as që i ka bërë keq dikujt. Kjo është veç tentim që arrestimi i tyre të bëhet më i bujshëm. S’kanë pasur kurrfarë plani për sulme. Si mund të shpallësh terroristë disa djem punëtorë?”.

“Ai që shtatë ose tetë muaj ka marrë banesë të shtrenjtë që ta marrë gruan e tij në Itali dhe i është dashur të plotësojë kushtet”, ka shpjeguar Bedri Babaj.

“Jam i indinjuar dhe i mllefosur nga lajmet që kanë dalur dhe etiketimet”, shtoi ai.

Dy personat tjerë të arrestuar sot në Itali të Venecias janë; Fisnik Bekaj, Dake Haziraj dhe një tjetër person që nuk i ishte zbuluar identiteti pasi është i mitur.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori