LAJMI I FUNDIT:

Çanak: Kosova s’është e Serbisë

Çanak: Kosova s’është e Serbisë

Është shumë e rëndësishme që të futet në kokën e njerëzve në Serbi se Kosova është e humbur për ta dhe kjo ka ndodhur për dy arsye. E para, për shkak të politikave të gabuara të shtetit serb ndaj shqiptarëve për vite me radhë dhe e dyta, sepse Serbia e ka humbur luftën më 1999-n.

Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zëri” kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak.


Madje sipas bashkëthemeluesit të partisë së qendrës së majtë, Liga e Social-Demokratëve të Vojvodinës, një ndër tri prioritetet e tij nëse do të zgjidhet president i Serbisë do të ishte ndryshimi i kushtetutës së shtetit serb, në të cilën Kosova nuk do të ishte pjesë e saj. Çanak po ashtu synon t’i japë autonomi Vojvodinës, Shumadisë dhe Sanxhakut.

Në mesin e prioriteteve ai ka edhe krijimin e një samiti me të gjithë presidentët dhe kryeministrat e rajonit për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet “pezull” dhe “pyetjet e hapura” të cilat i kanë shtetet ë mes vete.

I pyetur nga gazeta “Zëri” nëse kundërkandidati i tij për president, kryeministri aktual Aleksandër Vuçiq, zgjidhet në krye të shtetit serb, a do të njohë pavarësinë e Kosovës, ai ka thënë se si një politikan pragmatik që është, Vuçiq do të bëjë gjithçka përveçse ta thotë haptazi se Kosova është e pavarur.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori