LAJMI I FUNDIT:

Nuk kanë përfunduar konsultimet rreth zgjedhjeve serbe në Kosovë

Nuk kanë përfunduar konsultimet rreth zgjedhjeve serbe në Kosovë

Zëdhënësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Senad Shaboviq, deklaroi të mërkurën se ende nuk kanë përfunduar konsultimet rreth mbajtjes së zgjedhjeve për president të Serbisë në territorin e Kosovës, të caktuara për datën 2 prill.

“Sapo të kemi sqaruar të gjitha detajet do të njoftojmë publikun”, ka thënë Shaboviq për agjencinë e lajmeve Beta.

Ndryshe, në mbledhjen e Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë, të mbajtur kah mesi i marsit, është miratuar vendimi që në Kosovë gjatë zgjedhjeve presidenciale serbe të votohet në 90 vendvotime.


Vendimi për numrin e vendvotimeve është marrë në bazë të njoftimit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë dhe në bazë të rregullave bazë që në një vendvotim më së paku të mund të votojnë 100 votues, ndërsa më së shumti 2.500.

Kreu i Komisionit Zgjedhor Republikan, Vladimir Dimitrijeviq, ka thënë se vendimi për vendvotimet në Kosovë do të jetë në fuqi edhe më tej nëse vlerësimi i sigurisë lejon që zgjedhjet të mbahen.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori