LAJMI I FUNDIT:

Ford GT arrin afro 500 kilometra në orë, vetura më e shpejtë që legalisht vozitet në rrugë (Video)

Ford GT arrin afro 500 kilometra në orë, vetura më e shpejtë që legalisht vozitet në rrugë (Video)

Me 430 kilometra në orë, Bugatti Veyron ishte vetura më e shpejtë që mund të vozitej në mënyrë legale edhe në rrugë të zakonshme.

Mirëpo, rekordin e makinës franceze tashmë e mbanë Ford GT, pasi ia ka dalë të arrijë shpejtësinë prej 472 kilometrave në orë, duke ia tejkaluar për një masë mjaftë të madhe, transmeton Telegrafi.


Megjithëse shumë veturave, që janë të dedikuara për vozitje në rrugë të zakonshme, iu figuron se mund të arrijnë shpejtësi të lartë, nuk ia dalin ta mbërrijnë masën e dëshiruar.

Mirëpo, ata që e kanë modelin GT, kanë aftësi prej shoferi dhe gjejnë rrugën adekuate, lirisht mund të lëvizin me këtë shpejtësi enorme. /Telegrafi/