LAJMI I FUNDIT:

I etur së tepërmi, gjarpri bëhet “mik” me njerëzit (Video)

I etur së tepërmi, gjarpri bëhet “mik” me njerëzit (Video)

Gjarpërinjtë normalisht shmangin “takimet” me njerëzit, sikurse që edhe njerëzit shmangin një të tillë me gjarpërinjtë, por rrethanat në këtë rast kanë bërë që të jetë krejt më ndryshe.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rast kur një gjarpër vdekjeprurës ishte aq i etur gjatë një thatësire sa që u fut në një fshat indian në një kërkim për ujë.

E pamjet e publikuar në internet tregojnë fshatarët zemërmirë kërkoni duke u kujdesur për kafshën e rrezikshme.


Një njeri mund të shihet duke i derdhur ujin në gojë gjarprit.

Gjithsesi, duke e ditur se situata mund të kthehet në rrezik në çdo sekondë, ai mban një “shkop” në dorën e tij, me të cilin do të kapte gjarprin, nëse ai tenton të bëjë diçka.

Gjithashtu, edhe një tjetër është ai që mban bishtin e gjarprit, për ta parandaluar ndonjë sulm të mundshëm të tij.

Gjarpri thuhet se u shpëtua në një fshat në Kaiga, fshat ky i cili sikurse disa pjesë të tjera të Indisë të ballafaquar me thatësira. /Telegrafi/