Informatat, emrat dhe fotografitë e 2500 dëshmorëve të kombit që kanë luftuar në Kosovë, Maqedoni dhe në Kosovën Lindore janë përmbledhur në librin “Bardhësitë e Atdheut”.
Autori i këtij libri, që ndryshe e quan edhe enciklopedi, është ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Mustafa.
Mustafa tha gjatë promovimit të librit që u mbajt në selinë e veteranëve të UÇK-së tha se kjo enciklopedi është krijuar me qëllim që të nderohen dëshmorët që e dhanë jetën për liri.
“Enciklopedia gjithëkombëtare me 2500 dëshmorët e luftërave të UÇK-së në Kosovë, Kosovë Lindore dhe Maqedoni, është libri që ka tubuar dëshmorët brenda kopertinave me qëllim që të nderohen dëshmorët dhe ata që dhanë gjithçka. Pra dhanë jetën që ne sot ta gëzojmë lirinë. Libri edhe pse pa përkrahjen institucionale deri tash ka pasur 6 ribotime, ndoshta në ekzemplarë të kufizuar, por duke synuar në vazhdimësi që në të ardhmen e afërt libri të ribotohet në mijëra ekzemplarë dhe ai të shpërndahet te çdo familje shqiptare në Kosovë, në trojet shqiptare, në Maqedoni, në diasporë dhe çdokund tjetër” tha Mustafa.
Për rëndësinë e promovimit të enciklopedisë “Bardhësitë e Atdheut” ka folur nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj , sipas të cilit Afrim Mustafa me këtë libër ka bërë një punë shumë të madhe.
“Unë mendoj që vetëm të thuhet nga një fjalë për 2500 dëshmorë nuk është punë e vogël. Duke mos llogaritur mundin për mbledhjen e këtyre shënimeve dhe vet sakrificën në kohë të vështira që fatkeqësisht i kemi, që fatkeqësisht institucionet tona bëjnë shumë pak në ndihmë të këtyre veprave të cilat janë shumë madhore dhe mendoj se janë ndër më të vlefshmet” ka treguar ai.
Sipas tij sado që thuhen fjalë dhe shkruhen libra, ato janë pak për dëshmorët pasi që siq tha Haradinaj ata kanë dhënë jetën për lirinë e kombit shqiptar.
Për enciklopedinë e Afrim Mustafës kushtuar dëshmorëve ka folur historiani Hakif Bajrami, sipas të cilit ky libër është një dëshmi e gjallë për luftën heroike të shqiptarëve.
“Libri i Afrim Mustafës ‘Bardhësitë e Atdheut’, është një dëshmi me fjalë dhe fotografi, mendon, flet dhe vepron dhe e fton në çdo kohë, në çdo moment, çdo njeri, çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar që në çdo çast i ka borxh atdheut”, tha Bajrami, i cili është resencent dhe redaktor i librit “Bardhësitë e Atdheut”.
Ndryshe autori i enciklopedisë, Afrim Mustafa tregoi se synimi i tij është që kjo punë e tij të përkthehet edhe në shumë gjuhë të tjera të botës me qëllim që edhe tjerët ta njohin historinë e kombit shqiptar. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë lexuarit
Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Kongresi i Lushnjës jetësoi pavarësinë e Shqipërisë
“Dhoma e gjumit” e van Goghut
Si u injektua terrorizmi dhe u bë vijë politike e komunistëve në Shqipëri?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!