Është mbyllur suksesshëm turi tradicional i takimeve në kuadër të edicionit të pestë të Albanian ICT Awards, ku përgjatë 4 javëve drejtuesit e garës ftuan studentë, profesorë, akademikë, inovatorë dhe të pasionuar në fushën e ICT-së për tu bërë pjesë e saj.
Plot 20 takime zunë vend në këtë edicion ku u vizituan qytetet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Shkodrës, Tetovës, Gjakovës dhe Preshevës në kërkim të inovatorëve dhe talentëve shqiptarë në teknologji të cilët kanë lënë gjurmë në komunitetin e tyre dhe më gjërë.
Kur ka ngelur vetëm 1 javë nga mbyllja e aplikimeve, organizatorët e garës kanë filluar përgatitjen për fazën tjetër të rëndësishme, atë të vlerësimit të projekteve dhe aplikimeve.
Innovation Hub Tirana mbyll takimet në Shqipëri
Një qendër premtuese, plot ide, plot projekte plot pasion Innovation Hub Tirana e meriton atë emër që bart.
Më 22 Mars në ambientet e kësaj qendre u organizua një takim nga Albanian ICT Awards me studentë, sipërmarrës të rinj dhe nxënës të talentuar. Në këtë takim nderuan me pjesëmarrjen e tyre këshilltari i Ministres së Inovacionit Milena Harito z. Lorenc Bako dhe Drejtori Ekzekutiv i Microsoft Albanian Sokol Vladi të cilët inkurajuan pjesëmarrësit ti bashkohen garës.
Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me një histori suksesi jo vetëm në Albanian ICT Awards por edhe më gjërë, siç është rasti i Baboon dhe z. Genti Selenica.
ICK dhe Universiteti Luigj Gurakuqi i Shkodrës përmbyllin fazën e takimeve
Të Enjten Albanian ICT Awards vizitoi Qendrën e Inovacionit në Kosovë me mikëpritjen e ngrohtë të drejtuesve të kësaj qendre z. Uranik Begu dhe z. Shpend Lila.
Gjatë prezantimit të garës tek pjesëmarrësit, surprizë ishte prezenca e fituesit të Inovacionit të Vitit në edicionin e katërt Rron Cena i cili inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë me arritjet e tyre inovative.
Dita e premte mbylli takimet e këtij edicioni të Albanian ICT Awards me studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi.
Me mbështetjen e Dekanes së këtij Fakultetit z. Blerta Dragusha, përfaqësuesit e garës prezantuan për herë të parë para studentëve të kësaj dege garën mbarëkombëtare.
5 ditë nga mbyllja e aplikimeve
Historitë e suksesit të cilat morën jetë në Albanian ICT Awards janë të shumta. I tillë është rasti i Komunës së Prishtinës me projektin e-Kiosku ku përfaqësuesit e garës patën një vizitë kortezie pranë këtij institucioni ditën e Enjte.
Ata u pritën nga drejtori i Administratës Muhedin Nushi i cili i informoi gjithashtu për vazhdimësinë e projekteve inovative të realizuara nga Komuna gjatë vitit 2016.
Të Premten destinacioni i fundit ishte Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari.” Albanian ICT Awards u njoh më nga afër me modernizimin e sistemeve të teknologjisë së informacioni pranë aeroportit nga kompnia a mirënjohur Limak.
1. Ali Krasniqi, informoi përfaqësuesit e garës me vazhdimësinë e inovacioneve të aeroportit me qëllim facilitimin e pasagjerëve të këtij aeroporti.
Albanian ICT Awards po shkon drejt një edicioni tjetër të suksesshëm duke përmbushur qëllimin dhe misionin e saj të identifikimit dhe promovimit të maratonomakëve shqiptar të teknologjisë së informacionit.
Aplikimet qëndrojnë të hapura deri më 31 Mars përmes www.ictawards.org në tetë kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Shërbimi Publik i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, Femra në ICT dhe çmimi i ri ICT Siguria Kibernetike.
Kjo garë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen tradicionale të Fondacionit Dritan Hoxha, Bankës Raiffeisen dhe Albsoft.
Risi, shpërblime dhe promovime fantastike për finalistët. Këtë vit, investitorë potencial të gatshëm të mbështesin idetë e suksesshme në Albanian ICT Awards.
Rreth Albanian ICT Awards
Albanian ICT Awards është një garë mbarëkombëtare unike për nga karakteri dhe dedikimi, që ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së. Sistemi shpërblyes i këtij evenimenti realizohet përmes një përzgjedhje të paanshme dhe rigoroze nga një juri e përbërë nga figura të shquara të komunitetit ICT në vend, bazuar në kritere të veçanta etike dhe profesionale të vlerësimit.
Rreth ICTSmedia
ICTSmedia si një shtëpi botuese lider në botimet mediatike në fushën e Teknologjisë, Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë. Këtë vit prezanton edicionin e 5-të vjetor kombëtarë të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards V.” /ICT Awards / ICTSmedia
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMicrosoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Samsung do ta ndalojë shitjen e iPhone 5 në Evropë?
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
A ka arritur Threads të "rivalizojë" X-në e Elon Musk?
Robotët po zëvendësojnë njerëzit, ata po i mbushin raftet në dyqanet e Tokios në Japoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze