Me moton “Mëso, Kurse, Fito” po shënohet Java Ndërkombëtare e Parasë edhe në Kosovë, javë kjo e cila shënohet në shumë vende të botës.
Për të mësuar se si të shpenzohet dhe kursehet paraja, fëmijët e kryeqytetit kishin shkuar në Muzeun e Kosovës, ku përmes aktiviteteve të ndryshme ata mësonin për paratë dhe shpenzimin e tyre.
Vlera Berisha, e cila kishte ardhur në muze, thotë se aty po mëson se si duhet t’i kursej paratë dhe të mos i shpenzoj ato, për gjëra të panevojshme.
“Unë kursej para, për gjëra të ndryshme, si për shembull për mjete shkollore, për gjëra të ndryshme kursej pare.. Unë kam mësuar që të mos i shpenzoj paratë për diçka që nuk nevojitet, por t’i kursej për një send më të vlefshëm ”, tha ajo.
Edhe Bind Jerliu thotë se nga aktivitete e tilla, ata po mësojnë si mos të shpenzohen kot paratë, por të kursehen ato.
“Ne sot kemi mësuar për kursyerjen e parave. Po ashtu ne duhet të kursejmë para, për nevoja të ndryshme, të cilat mund të na nevojiten në të ardhmen. Zakonisht i përdori për ndonjë libër, i cili më pëlqen ose për ndonjë top, ose bëjë ndonjë aktivitet që kam dëshirë.. Ne me këto aktivitete mësojmë se si mos me i shpenzuar paratë kot edhe që me i kursy”, tha ai.
Ndërsa zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, Muzeut të Kosovës dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës, të cilët organizuan hapjen e Javës Ndërkombëtare të Parasë, i njoftuan fëmijët për rëndësinë që ka paraja dhe kursimi i saj.
Zëvendës guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Lulëzim Ismajli tha se objektiv parësor i BQK-së është ruajtja e stabilitetit financiar në Kosovë dhe se banka qendrore merr veprime ligjore për t’i duke i siguruar qytetaret dhe institucionet në mënyrë, që paratë e qytetarëve të jenë të sigurta. Ndërsa i porositi fëmijët që t’i kursejnë paratë.
“Sikur për të gjitha gjërat që i kemi të përditshme edhe paratë janë ato që secili nga ne i përdorin për plotësimin e kërkesave, dëshirave dhe nevojave tona. Për t’i menaxhuar në mënyrë të duhur, duhet të mësojmë për paratë, financat dhe çdo gjë që ka të bëjë me to. Megjithatë për t’i kursyer paratë, duhet t’i keni ato apo jo. Nga vijnë paratë. Paratë fitohen nga puna e cila shpërblehet me para, do të thotë shpërblimi për punën që prindërit tuaj e bëjnë për çdo ditë. Si të mësoni si t’i kurseni. Paratë duhet t’i shpenzoni vetëm për gjërat e nevojshme, ushqim, veshmbathje, libra fletore dhe ndonjëherë për ndonjë lodër ”, tha ai.
Petrit Balija nga Shoqata e Bankave të Kosovës tha se Java Ndërkombëtare e Parasë, e cila shënohet në shumë vende të botës, ka qëllim avancimin e edukimit financiar, tek te rinjtë dhe fëmijët. Ndërsa u tha fëmijëve që t’i përdorin paratë në mënyrë të mençur.
“Sistemi arsimor në masë të madhe ka anashkaluar edukimin financiar duke e konsideruar si një temë tabu, për të cilën nuk duhet diskutuar shumë apo edhe duke vlerësuar se nuk është e nevojshme për moshat e reja. Në masë të madhe u ka mbetur prindërve që të merren me edukimin financiar…Paraja ka një vlerë të jashtëzakonshme”, tha ai.
E drejtori i Muzeut të Kosovës Skënder Boshtrakaj, u tha fëmijëve që dikur Kosova vet ka prodhuar para.
“Në Kosovë ka dhe ka pasur shumë mijëra vjet miniera të arit dhe argjendit. Në këtë vend janë prodhuar metalet, dhe njëri prej produkteve prodhimeve ka qenë dhe paraja. Është një vend që njihet me eksploatimin e metaleve dhe minierave. Nëpër histori në këtë vend është prodhuar paraja. Jo vetëm që është përdor, por edhe është prodhuar”, tha ai.
Ndryshe Java ndërkombëtare e Parasë, shënohet në mbi 135 vende të botës. Edhe Kosova tashmë e sa vite po e shënon këtë ditë, me ç’rast organizohen aktivitete të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj