LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga e dashura, vjen ngushëllimi nga fqinji: Merri këto para dhe shko në klub nate (Foto)

Pas ndarjes nga e dashura, vjen ngushëllimi nga fqinji: Merri këto para dhe shko në klub nate (Foto)

Në rrjetin social Imgur është postuar një imazh, që nuk dihet se ku është realizuar, por që tregon se si e ka ngushëlluar fqinji një burrë i cili ishte ndarë nga e dashura.

Ai ka gjetur para derës një letër anonime dhe 50 dollarë, si dhe këshillën që të shkojë në klub nate, transmeton Telegrafi.


Shënimi dhe paratë…

“Na vjen keq, por e pamë që e përzure të dashurën dje. Definitivisht ka peshq tjerë në det. Merri këto 50 dollarë, thyeji në bankënota njëshe e shko në klub striptizi. Gjallërohu fqinj”, shkruan lidhur me rastin.

Megjithëse është një shënim i çuditshëm, shumë njerëz e komentojnë si pozitiv, duke marrë parasysh që i dha para, si dhe u kujdes, derisa shumë fqinjë janë indiferent. /Telegrafi