LAJMI I FUNDIT:

Nike Air Max Day

Nike Air Max Day

Për nder të 30-vjetorit të prezantimit të “Nike Air Max 1”, atleteve të para që e filluan fenomenin “Air Max”, në Prishtinë do të organizohet një event festiv me qëllim të shënimit të ditës së Air Max.

Eventi do të mbahet më 26 mars 2017 duke filluar nga ora 19:00 në ‘Nike Store’ në ‘Albi Mall’, Veternik.

Do të ketë shumë mysafirë të ftuar, ku do të prezantohen modelet e reja të atleteve ‘Air Max’ si dhe do të ketë koktel rasti për mysafirët prezentë. Po ashtu, për nder të “Air Max Day” do të ketë edhe 20 % zbritje.

Për here të parë në vendin tonë, me qëllim të promovimit të atleteve Air Max si dhe shënimit të Ditës Air Max, NIKE ka planifikuar vendosjen e një kutie të këpucëve me përmasa të mëdha në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, element ky që është pjesë e fushatës globale të Air Max.

Ajrin më të pastër në qytet mund ta gjeni në Air Max. Bashkangjitju revolucionit dhe festës sonë.