LAJMI I FUNDIT:

Toska Dula kujton kohën e bombardimeve në Prishtinë

Toska Dula kujton kohën e bombardimeve në Prishtinë

Toska Dula, një banore nga Prishtina ka folur për ditën e parë të bombardimeve të NATO-s, që ndodhën 18 vite më parë në Kosovë.

Dula, e cila ishte shumë më e re atë kohë së bashku me gjithë familjen e saj kanë qëndruar gjatë 78 ditëve të bombardimeve në Prishtinë.

“Atë ditë një shoqe e imja e ka pas ditëlindjen, kur ka bërë alarmi na jemi shkrepur nëpër shtëpitë tona. Ajo natë ka qenë tmerr, rryma është ndalur nuk ka pas asnjë dritë”, rrëfen Dula për Orën e Fundit në Klan Kosova.


“Por në momentin kur kanë rënë bombat e parë, e ai moment ka qenë festë. Familja ime kanë menduar se gjithçka do të përfundonte për më së shumti dhjetë ditë, por ja që zgjati më shumë se 70-të”, thotë ajo.

Ajo kujton se në sheshin e tanishëm të Prishtinës, ka qenë një lokal i serbëve ku ata çdo natë kanë festuar, ndërsa familja Dula i ka parë ata në heshtje nga dritaret e tyre.

“Unë edhe tash them, se atë kohë nuk do të doja të isha diku tjetër, sepse unë do të ua tregojë të vërtetën që e kam parë vetë fëmijëve të mi”, tregon Dula. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori