LAJMI I FUNDIT:

“Obamacare”: Trump nuk pranon të humbasë, tërheq votimin

“Obamacare”: Trump nuk pranon të humbasë, tërheq votimin

Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve morën vendimin për të tërhequr legjislacionin që do të rishikonte sistemin e kujdesit shëndetësor amerikan nga votimi i kësaj të premteje.

Kjo për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme, pavarësisht lobimit dëshpërues të Shtëpisë së Bardhë dhe aleatëve të saj në Kongres, duke i dhënë kështu një goditje të rëndë presidentit Trump.

Krerët republikanë kishin planifikuar të votonin projektligjin në fjalë, edhe pse Trump kishte ndërprerë negociatat me konservatorët e tjerë që nuk mbështesnin planin dhe kishte dhënë ultimatum për ta votuar atë, një ultimatum “për jetë a vdekje”.


Ende mbetet e paqartë nëse projektligji do të programohet për një votim në të ardhmen, ndërkohë që Trump i tha “Washington Post”-it se “ne thjesht e tërhoqëm nga votimi”.

Mes një beteje kaotike për sigurimin e votave të nevojshme, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, i cili e kishte përkrahur projektligjin, u takua me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë përpara se ai të votohej në dhomën e ulët e ndërsa kishte orë që debatohej.

Pa kalimin e këtij projektligji në Kongres, arritja më e madhe dhe trashëgimia e ish-presidentit Barack Obama, pikërisht Akti për Kujdesin e Përballueshëm Shëndetësor i vitit 2010 i njohur edhe si “Obamacare”, do të mbetet në fuqi pavarësisht premtimeve 7-vjeçare të republikanëve për ta zhbërë atë, transmeton tch.

Zhbërja dhe zëvendësimi i “Obamacare” ishte edhe një nga premtimet kyç të fushatës së Trumpit gjatë presidencialeve 2016, sikurse edhe nga shumica e kandidatëve të tjerë republikanë.

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori