LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Më 24 mars ’99 bota u bashkua për ta ndalur gjenocidin

Thaçi: Më 24 mars ’99 bota u bashkua për ta ndalur gjenocidin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se me intervenimin e NATO-s para 18 vjetëve po mbyllej kapitulli i fundit i terrorit shekullor të shtetit serb në Kosovë dhe po hapej rruga e çlirimit të Kosovës.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se më 24 mars ’99 ndryshuan edhe librat e historisë evropiane.

“ Më 24 mars 1999 filloi bombardimi i caqeve policore dhe ushtarake serbe nga Aleanca ushtarake më e fuqishme e globit – NATO.


Me këtë intervenim po mbyllej kapitulli i fundit i terrorit shekullor të shtetit serb në Kosovë dhe po hapej rruga e çlirimit të Kosovës.

Në këtë datë ndryshuan edhe librat e historisë evropiane. Për herë të parë, bota u bashkua për ta ndalur gjenocidin.

Sot kujtojmë të gjithë ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë bombardimeve dhe shërbimit në Kosovë, por edhe nderojmë aleatët tanë që e përmbushën premtimin për lirinë tonë.

Sot, 18 vjet më vonë, ne synojmë që në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tjerë perëndimorë të bëhemi anëtarë të NATO-s, që nesër edhe ne të kontribuojmë anekënd botës për ruajtjen e paqes”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Kronika e Zezë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Lajme
Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Politikë
Kalo në kategori