LAJMI I FUNDIT:

Khalid Masood ishte në WhatsApp, dy minuta para se të kryente sulmin në Londër! (Foto)

Khalid Masood ishte në WhatsApp, dy minuta para se të kryente sulmin në Londër! (Foto)

Njeriu që kreu sulmin të mërkurën, Khalid Masood ishte në WhatsApp, dy minuta para se të kryente kasaphanën në Londër, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.

Po sipas këtij mediumi, pyetjet tani janë duke u ngritur mbi atë nëse xhihadisti ishte duke punuar me një rrjet kur ai brutalisht vrau tre njerëz të pafajshëm dhe plagosi të paktën 29 të tjerë gjatë sulmit të tmerrshëm në Westminster, të mërkurën.

Masood, 52, përfshiu këmbësorët, ndërsa po ngiste një Hyundai përgjatë “Westminster Bridge” para se të sulmonte me thikë policin Keith Palmer, sulm ky që përfundoi me vdekjen e këtij të fundit.


Masood, 52, i lindur Adrian Elms në Dartford, Kent, ishte në Whatsapp në 2.37 të pasditës, dy minuta para se të bënte sulmin, gjegjësisht katër minuta para se ai u qëllua për vdekje nga oficerët e armatosur jashtë pallateve të Westminster.

Masood kurrë nuk kishte qenë i dënuar për vepra terroriste, edhe pse kryeministrja britanike, Theresa May zbuloi dje se ai kishte qenë në radarin e MI5-së, vite më parë.

Policia insistojnë se nuk kishte të dhëna që sugjeronin se ai ishte gati të ndërmerrte ndonjë sulm terrorist.

Masood thuhet se ishte baba i tre fëmijëve, ish-mësues i martuar dhe një i konvertuar fetar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Azia
Çfarë po ndodh në Kaliforni? Shpërthen përsëri zjarri, autoritetet kërkojnë evakuim të menjëhershëm

Çfarë po ndodh në Kaliforni? Shpërthen përsëri zjarri, autoritetet kërkojnë evakuim të menjëhershëm

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Arabia Saudite njofton 576 miliardë euro investime në SHBA gjatë mandatit të Trumpit

Arabia Saudite njofton 576 miliardë euro investime në SHBA gjatë mandatit të Trumpit

Botë
Kalo në kategori