Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Daut Haradinaj, me rastin e shënimit të 19-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, ka vlerësuar se beteja e 24 marsit e vitit 1998 ka qenë një nga fitoret më të rëndësishme të UÇK-së.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se 19 vjet më parë Serbia është turpëruar në Gllogjan.
“Atë ditë ishte një betejë e mundimshme me policinë serbe, të cilën e fitoi UÇK-ja, por i humbëm tre bashkëluftëtarë, Gazmendin, Agronin dhe Himen. 24 marsi i vitit 1998 konsiderohet fillimi i fundit të Serbisë në Dukagjin dhe në Kosovë, sepse pas asaj dite, i madh e i vogël u rreshtuan pro luftës dhe kundër Serbisë. Natyrisht se Drenica veç ishte mobilizuar dhe ishim të gatshëm si komb t’i dalim përpara makinerisë së Serbisë”, është shprehur Haradinaj, duke shtuar se një vit më vonë, më 24 mars të vitit 1999, UÇK-ja mori edhe përkrahjen e aleatëve tanë, të NATO-s dhe të ShBA-së.
“Pas plot 72 ditësh bombardime të NATO-s, Serbia u tërhoq nga Kosova dhe vendi ynë u çlirua nga okupimi. Për këtë arsye, 24 marsi i vitit 1999 është ditë e veçantë jo vetëm për Dukagjinin, por për gjithë shqiptarët, sepse nga ajo ditë u bëmë aleatë të Perëndimit. Edhe sot jemi të bindur se rruga drejt Perëndimit është e vetmja alternativë. Kosova nuk bën të gabojë dhe ta humbë partneritetin me NATO-n dhe ShBA-në”, ka theksuar Haradinaj.
Ai ka thënë se mungesa e Ramush Haradinajt nuk e zbeh këtë përvjetor por, sipas tij, arsyeja pse ai nuk është në mesin tonë duhet të jetë motiv për të nderuar dhe kujtuar sakrificën shekullore të popullit shqiptar.
Haradinaj ka thënë se përgjatë historisë, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më mirë sesa që janë sot por, sipas tij, jemi shumë larg asaj çfarë kemi dashur.
Daut Haradinaj është shprehur i bindur se e ardhmja është e shqiptarëve, por ka bërë thirrje që shqiptarët të jenë të bashkuar, t’i respektojnë vlerat e tyre dhe t’i ruajnë partnerët ndërkombëtarë.
Në këtë intervistë, Daut Haradinaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se luftëtarëve të UÇK-së nuk duhet t’u trembet as syri nga kjo gjykatë.
Megjithatë, Haradinaj ka deklaruar se Kosovës nuk i është dashur një gjykatë e tillë pasi, sipas tij, lidershipi ynë herët apo vonë do të kuptojë se ka gabuar. “Kosova nuk ka pasur nevojë që të ketë beteja të tilla. Lidershipi ynë do ta kuptojë se ka gabuar që ka krijuar gjykata të tilla. Megjithatë, Kosova duhet të jetë e bashkuar për t’u përballur edhe me këtë sfidë”, është shprehur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama