LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët më të mirë luftarak të shekullit 21, që vetëm pesë vende kanë privilegjin t’i posedojnë (Foto/Video)

Aeroplanët më të mirë luftarak të shekullit 21, që vetëm pesë vende kanë privilegjin t’i posedojnë (Foto/Video)

Që nga vitet e ’40-ta të shekullit të kaluar, aviacioni ushtarak ka arritur të prodhojë katër gjenerata të aeroplanëve luftarak, kurse fuqitë e mëdha botërore janë duke punuar intensivisht në gjeneratën e pestë të këtyre aeroplanëve.

Pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, edhe shtete tjera janë duke prodhuar aeroplanë luftarakë me teknologjinë më të re, transmeton Telegrafi.

Karakteristikat bazë që një aeroplan luftarak t’i përket kategorisë së gjeneratës së pestë: janë teknologjia (stealth) të padukshëm ndaj radarëve, sistemi autonom i armëve, performansat e larta gjatë fluturimit, funksionet e përparuara si dhe instalimi i sistemit llogaritës.


“F-22 Raptor”, është aeroplani i parë luftarak i gjeneratës së pestë, i cili zyrtarisht është futur në përdorim nga Shtetet e Bashkuara në dhjetor të vitit 2005.

“F-35 Lightning II”, është një aeroplan tjetër luftarak amerikan i gjeneratës së pesë, që pritet ta zëvendësoi modelin F-16 në forcat ajrore të SHBA-ve.

Aeroplani luftarak rus i gjeneratës së pestë “Suhoj T-50” për herë të parë ka fluturuar në vitin 2010, kurse tani është në fazën finale të testimit. Sipas deklaratave të zyrtarëve ushtarakë, 12 aeroplanë së shpejti do të marrin pjesë në operacione luftarake, kurse prodhimi serik do të fillojë pas vitit 2020.

Kina gjithashtu është duke punuar në prodhimin e aeroplanit luftarak të gjeneratës së pestë. “Chendu J-20” është një aeroplan luftarak me dy motorë që i përket gjeneratës së pestë. Ai për herë të parë është ngritur në ajër në vitin 2011, kurse i gatshëm për operacione luftarak pritet të jetë deri në vitin 2019.

Edhe një aeroplan tjetër kinez është i padukshëm për radarët. Bëhet fjalë për modelin “J-31” dhe aktualisht në fazën e testimit janë dy prototipa. Si në rastin e J-20, disa ekspert besojnë se nuk bëhet fjalë për aeroplanë të gjeneratës së pestë.

https://www.youtube.com/watch?v=BPwo6S6qu9o

Aeroplani “X-2 Shinshin”, i cili më parë është quajtur ATD-X, është në fazën e zhvillimit në Japoni që nga viti 2004, pasi që Shtetet e Bashkuara kishin refuzuar t’iu shesin aeroplanë të tipit F-22.

Aeroplani iranian “Qaher 313” është zbuluar gjatë vitit 2013. Sipas informatave zyrtare, ky aeroplan posedon teknologjinë “Stealth” i padukshëm nga radarët, edhe pse disa ekspertë dyshojnë se të arriturat më të reja të industrisë ushtarake iraniane janë në harmoni me kriteret e gjeneratës së pestë të aeroplanëve luftarak. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=y0BmM1h0CPw

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori