LAJMI I FUNDIT:

Zhvishen në Skype dhe shantazhohen: Policia shqiptare u kërkon burrave të kenë kujdes në Skype

Zhvishen në Skype dhe shantazhohen: Policia shqiptare u kërkon burrave të kenë kujdes në Skype

“Burrat shqiptarë shantazhohen për videot intime nga femrat e huaja në Skype”. Ky është shqetësimi që ngre policia e Tiranës.

Raste të çuditshme prekin realitetin e burrave shqiptarë që lidhen dhe flirtojnë në internet me femra të huaja. Një rast i tillë është regjistruar në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë duke treguar se një burrë ndihej i shantazhuar nga një shtetase e huaj që kishte njohur në rrjetet sociale, pasi kjo e fundit i bënte presion rreth një video intime që kishin bërë së bashku, bën me dije policia.

Fillimisht, biseda mes tyre kishte nisur nëpërmjet Facebook-ut duke i treguar njëri-tjetrit se pëlqeheshin dhe raporti mes tyre vijoi nëpërmjet Skype-t për t’u parë me kamera.


Personazhi femër që komunikonte me të ishte shtetase e huaj dhe e ftoi “gjahun” të zhvishej dhe të bënte veprimet intime që ajo i kërkonte nga ana tjetër. Kjo video seksuale ishte regjistruar ndërkohë nga vajza në fjalë dhe më pas ajo e përdori këtë skenë duke e shantazhuar dhe kërkuar shuma parash në këmbim që të mos e publikonte këtë video në internet. Ajo i dërgonte llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transferoheshin brenda afatit të caktuar, vijon policia.

Policia duke marrë shtysë nga ky rast apelon “çdo qytetar të tregohet më i vëmendshëm nga personat e panjohur që u bëjnë kërkesë miqësie në rrjetet sociale dhe të jenë të kujdesshëm kur ftojnë të bëjnë skena intime online”.

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori