LAJMI I FUNDIT:

Hoti takon ministren e Shtetit të Gjermanisë dhe krijuesit e Evropës Juglindore në Berlin

Hoti takon ministren e Shtetit të Gjermanisë dhe krijuesit e Evropës Juglindore në Berlin

Me fillimin e pranverës, në “Shtëpinë e Literaturës” në Berlin, u promovuan autorë të Evropës Jugperëndimore.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mbrëmja u hap nga Prof.Dr. Maria Böhmer, Ministre e Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila e mbështeti fuqishëm këtë aktivitet kulturor në bashkëpunim me Lidhjen e Literaturës “Traduki”.


Po sipas njoftimit, në fjalën e saj hyrëse, ministrja Böhmer e falënderoi zëvendësministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, i cili ishte i ftuar nderi në mbrëmjen e literaturës.

“Gjatë bisedës me ministren e Shtetit, znj. Bömer, Hoti shprehu falënderimin për angazhimin e saj në fushën e kulturës, veçmas për kontributin e saj në mbështetjen që i ka dhënë Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se mbrëmja vazhdoi me koktej rasti ku zëvendësministri Hoti u takua edhe me krijues të tjerë të literaturës gjermane, të Evropës Juglindore, të Rumanisë, Sllovenisë, Serbisë, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori