LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Londër: Fotografia që ka nxitur supozime të ndryshme në rrjetet sociale (Foto)

Sulmi në Londër: Fotografia që ka nxitur supozime të ndryshme në rrjetet sociale (Foto)

Imazhet mund të jenë çorientuese dhe konteksti mund të keqinterpretohet lehtë kur bëhet fjalë për një fotografi.

Një shembull tipik i kësaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është edhe një imazh që është duke qarkulluar në internet nga një llogari Twitter nga ku po paraqiten myslimanët si mospërfillës.


Imazhi nuk është ndihmuar as nga fakti se gruaja në hixhab është duke kërkuar diçka tek telefoni i saj.

Megjithatë, sipas medieve të huaja, ky është një imazh – nga i cili nuk mund të konkludoni shumë në aspektin e mendimit apo qëllimin e një personi, vetëm duke paragjykuar mbi të.

Gjithsesi, njerëzit ishin shumë të shpejtë për ta denoncuar atë në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.

Ai që ka postuar fotografinë ka thënë se “gruaja myslimane nuk i kushton vëmendje sulmit terrorist, ecën normalisht pranë një të vdekuri duke shikuar telefonin e saj”.

Gjithsesi ky postim ka pasur edhe reagime kundërshtuese.

“Ju nuk keni idenë se çfarë është duke ndodhur në këtë fotografi, dhe keni vendosur ta shihni nga konteksti juaj”, ka qenë një nga përgjigjet.

“…, ndoshta është e frikësuar, konfuze dhe në shok, sikurse të gjithë britanikët në atë moment. Telefonon familjen e saj për tu thënë se është e sigurt”, ka qenë një tjetër koment.

Myslimanët përbëjnë rreth pesë për qind të popullsisë së Anglisë dhe Uellsit, dhe 47 për qind e myslimanëve në Britani të Madhe kanë lindur aty. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori